Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqipëri: delta e fundit natyrore e Evropës, e kërcënuar nga dhëndri i Donald Trump

Shkrim në Le Monde: Roli okult i Riçard Grenëll dhe Çarls Mekgonikal

by te Sheshi
17/06/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 5 mins read
A A
Shqipëri: delta e fundit natyrore e Evropës, e kërcënuar nga dhëndri i Donald Trump

Nga Ynès Khoudi, Le Monde

Pelikanë dalmat, breshka deti, uji i kristaltë… Bregdeti i jugut të Shqipërisë është një nga zonat e fundit të paprishura të Detit Mesdhe. Është një zonë e pacenuar që po josh investitorë si Xhared Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan, aktualisht kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, Donald Trump.

Projekti i tij u zbulua fillimisht nga New York Times, dhe më pas u konfirmua nga vetë Kushner në platformën e mediave sociale X. Me një investim 1 miliard dollarë, Kushner planifikon të ndërtojë hotele, vila dhe apartamente luksoze në Serbi dhe Shqipëri, me afate kohore ende të panjohura, nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners.

Bregdeti i Shqipërisë, i quajtur ndonjëherë edhe “Maldivet e Evropës” nga disa operatorë turistikë, është skena e një bumi të vërtetë turistik. Vitin e kaluar, Shqipëria regjistroi rritjen e katërt më të lartë të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, me 56 për qind më shumë sesa në vitin 2019, sipas Organizatës Botërore të Turizmit.

Rruga e migrimit ciklik të zogjve

Zona e shënjestruar nga planet e ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë është delta e lumit Vjosë, në jug të vendit, në hyrje të detit Adriatik. Ky lumë konsiderohet si “delta e madhe e lumit më të paprekur në Evropë”, thotë Zhill Pinej, drejtor i kërkimit në CNRS. “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyrorë të kontinentit”-thekson ai.

Ndër planet e Kushner, është ndërtimi i një kompleksi hotelesh luksozë nga marka zvicerane “Aman Resorts” në ishullin e Sazanit, i vendosur në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, i njohur për rëndësinë mjedisore dhe biodiversitetin e tij që nga viti 2010. Ngjitur me të, gadishulli i Zvërnecit, teorikisht i mbrojtur si një pasuri natyrore, është sërish i lakmuar nga dhëndri i Trump.

“Ai është një pjesë integrale e ekosistemit të Vjosës”-shprehet Gabriel Shvaderer, drejtor i organizatës EuroNatur. Laguna e Nartës, në zemër të deltës, është një terren kyç për mbarështimin dhe ushqimin për shpendët më emblematikë të ujit të Evropës Juglindore, përfshirë pelikanin dalmat dhe flamingot rozë.

Laguna është një nga zonat më të rëndësishme në “rrugën e migrimit të Adriatikut” që përdorin shumë zogj për të shkuar në Afrikën e Veriut. “Si evropianë, a ka ndonjë gjë që nuk duam ta shkatërrojmë?”- pyet i brengosur Ulrih Ajshelman, drejtor i organizatës mjedisore Riverwatch.

“Duket sikur ne s’do të ndalemi, derisa të shkatërrohen edhe zonat e fundit natyrore”- thekson më tej ai. Ekologu, i cili ka vizituar vendin, flet për breshkat, dunat e rërës dhe flamingot rozë, që popullojnë këtë zonë të bregdetit të Mesdheut. “Rreth këtij lumi ka pasur deri tani shumë pak  aktivitet njerëzor rreth këtij lumi. Dhe ky është një rast i jashtëzakonshëm”- shpjegon Pinej.

Ndryshimet në ligj

Vjosa ka qenë e lakmuar që më herët, sidomos gjatë ndërtimit të hidrocentraleve në vitin 2019. Zëra po aq të njohur si aktori amerikan Leonardo DiKaprio dhe drejtori i përgjithshëm Rajan Gellert i markës së veshjeve Patagonia, janë shprehur në favor të ruajtjes së zonës. Ky aktivizim i dha mundësi Vjosës të marrë etiketën “zonë e mbrojtur”.

Por ishte një fitore jetëshkurtër. Në shkurt të këtij viti, ligji që rregullon ndërtimin e infrastrukturës në zonat natyrore të kategorizuara si të mbrojtura, u ndryshua nga Kuvendi i Shqipërisë disa javë përpara se Kushner të prezantonte planet e tij të zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Tani ai autorizon dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat e mbrojtura për hotele ose resorte turistike me 5 yje ose me lart. “Pse qeveria shqiptare nxitoi kaq shumë ta ndryshonte këtë ligj”- pyert Shvaderer.

Nuk u konsultua askush

Projektligji, i paraqitur që në nëntor 2023, u shqyrtua dhe miratua me shpejtësi në shkurt 2024 nga parlament i dominuar nga Partia Socialiste. “Ligjvënësit propozuan një projektligj që u hodh për konsultim në parlament me shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Megjithatë, në momentin e fundit, qeveria dërgoi versionin e saj të ligjit për zonat e mbrojtura dhe parlamenti e miratoi atë version. Problemi është se askush nuk u konsultua”- shprehet Gjergji Vurmo i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, bashkautor i një raporti të vitit 2021 për korrupsionin politik në Shqipëri për “Transparency International”.

Riçard Grenëll, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani nën presidencën e parë Trump, dhe ish i dërguar i posaçëm për negociatat e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë viteve 2019- 2021, është shumë i lidhur me projektin e zhvillimit të hoteleve.

Ish-diplomati e ka promovuar në shumë raste turizmin në Shqipëri përmes llogarisë së tij në Instagram, sidomos në verën e vitit 2023, gjatë një pushimi të kaluar në shoqërinë e Xhared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët pozuan përkrah kryeministrit Edi Rama, në pushtet që nga viti 2013.

Grupi i hoteleve luksoze zvicerane “Aman Resorts”, që mund të menaxhojë objektin e ndërtuar në ishullin e Sazanit, është në pronësi të manjatit të pasurive të paluajtshme me origjinë ruse, Vladislav Doronin, një shtetas suedez.

Midis viteve 2022-2023, kreu i sigurisë së Grupit Aman ishte Çarls Mekgonikal, një agjent i kundërzbulimit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) i SHBA-së, i cili u gjykua dhe u dënua me dy vjet e katër muaj burg në shkurt të këtij viti, për shkak se kishte punuar fshehurazi për oligarkun rus Oleg Deripaska. Ndër të tjera, ai kishte marrë 225 mijë dollarë nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar.

Mundësi ekonomike

Që nga qershori 2014, Shqipëria është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Komisioni Europian ka shprehur vazhdimisht shqetësimet e tij në lidhje me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë”- shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri në një përgjigje me e-mail për Le Monde.

Ai shpjegon më tej:”Shqipëria, si një vend kandidat, duhet të përafrojë legjislacionin e saj me ligjet mjedisore të BE”. Aeroporti do të bëhet më i madhi në vend dhe do të vendoset në periferi të qytetit të Vlorës, dy orë me makinë nga aeroporti i Tiranës, kryeqytetit të vendit.

“Në rastin e këtij aeroporti, ideja ishte edhe krijimi i precedentit të ndërtimit në një zonë të mbrojtur”- thotë Zydjon Vorpsi, menaxher projekti në PPNEA, një OJQ shqiptare për mbrojtjen e natyrës. “Legjislacioni për investimet strategjike ngre shumë shqetësime (…), pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura”-theksoi delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Aq më tepër që sipas OJQ-ve, tashmë është zgjuar interesi. “Xhared Kushner është një emër i njohur, ndaj bën më shumë bujë. Por kompanitë e mëdha janë interesuar prej vitesh për këtë vend”- thotë Ajshelman.

Të ndërgjegjshme për mundësitë ekonomike që mund të përfaqësojë turizmi për një vend që prej kohësh ka qëndruar shumë i izoluar, OQJ po mbrojnë turizmin e gjelbër. “Krijimi i parqeve kombëtare dhe mbrojtja e peizazhit dhe natyrës, mund të jetë shumë më fitimprurëse sesa të kthesh gjithçka në një beton gri”- argumenton Shvaderer.

Related Posts

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin
Bota & Rajoni

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”
Kryesore

Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

13/07/2025
Sërish për marrëzinë e shtetit bektashi: shpresa që vjen nga vetë Rama që mos bëhet realitet
Kryesore

Sërish për marrëzinë e shtetit bektashi: shpresa që vjen nga vetë Rama që mos bëhet realitet

13/07/2025
Next Post
Putin, vizitë aty ku nuk ka qenë për 24 vjet

Putin, vizitë aty ku nuk ka qenë për 24 vjet

Berisha humb një betejë ligjore, mbetet “Non grata për britanikët

Berisha humb një betejë ligjore, mbetet “Non grata për britanikët

“Euro 2024” nuk do të arrijë të shërojë dot plagët e Gjermanisë

"Euro 2024" nuk do të arrijë të shërojë dot plagët e Gjermanisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

14/07/2025
Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

14/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni