Grupi i fundit i forcave kurde peshmerge, i përbërë nga 124 trupa, është në rrugën e kthimit për në Irak, pasi ka përfunduar misionin ushtarak për t’u ardhur në ndihmë kurdëve sirianë dhe për të çliruar Kobanin.
Forcat peshmerge luajtën një rol kryesor në çlirimin e qytetit të Kobanit nga ISIS-i, ndërsa vetë qyteti u kthye në një simbol të rezistencës kurde.
Qyteti ra në duart e ISIS-it në shtatorin e vitit të shkuar, dhe brigada e parë peshmerge u nis më 28 tetor nga Erbili drejt Kobanit.
Trupa të tjera peshmerge arritën në rajonin e luftës më 3 dhjetor, pasi kaluan përmes Turqisë.
Më 16 janar do të pasonte një grup i tretë peshmergësh të nisur drejt Kobanit.
Forcat kurde deklaruan më 26 janar çlirimin e qytetit, por në muajt e mëvonshëm vazhduan luftimet sporadike për pastrimin e plotë të tij.
Eshtë njoftuar se kthimi i forcave peshmerge do të bëhet nga toka dhe ajri. Gjithashtu është bërë e ditur se nuk do të dërgohen më trupa peshmerge në Koban.