Zv/kryeministri italian Matteo Salvini u ka kërkuar drejtuesve të La Scala-s, operas së famshme italiane në Milano, që të refuzojë një ofertë të Arabisë Saudite për të investuar në margaritar të trashëgimisë operestike italiane por dhe botërore.
Ministria aaudite e Kulturës ka ofruar një partneritet pesëvjeçar me La Scala-n, me vlerë 15 milionë euro, por kjo ofertë ka ngjallur një debat të fuqishëm publik.
Disa organizata të të drejtave të njeriut dhe politikanë, janë deklaruar se një nga institucionet më prestigjioze të kulturës italiane duhet të refuzojë paratë e Arabisë Saudite, me pretendimin se kjo e fundi shkel të drejtat e njeriut.
Salvini, kreu i LEGA-s e njëherësh ministër i Brendshëm, i njohur për arabofobinë e tij në kontekst të luftës ndaj emigrantëve, tha se dhe ai gjithashtu nuk dëshiron që kjo ofertë të arrihet.
“Preferoj që disa njerëz të mos jenë atje dhe La Scala të jetë i lirë, e pavarur dhe autonome. Por bëse zviceranët duan të investojnë në të, kjo nuk do të ishte problem”, tha Salvini.
Kjo është hera e dytë këtë vit që Salvini sulmon Riadin zyrtar.
Kohë më parë, ai e quajti si “të pështirë” faktin e ndalimin saudit për gratë që të ishin prezente në SuperKupën e Italisë luajtu në Riad.
Komiteti i La Scala-s duhet të diskutojë propozimin saudit në një takim më 18 mars. /tesheshi.com/