Kosova nuk ka shënuar rritje ekonomike të mjaftueshme për të dalë nga hendeku i varfërisë dhe papunësisë. Ky është edhe përfundimi i nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kumtuar nga zëvendësdrejtori Rao Zhang.
“Rritja ekonomike mesatare e Kosovës brenda dy viteve të fundit është rritur 3 për qind deri 4 për qind, por që nuk është e mjaftueshme për rritjen vendeve të punës”, tha Zhang.
Ai shtoi se Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar dhe mungesë të investimeve të huaja.
“Po shohim deficit të lartë tregtar dhe deficit të lartë në investimet e huaja direkte. Remitancat, eksporti dhe tregtia duhet të përmirësohen në mënyrë që Kosova ta ketë një zhvillim të qëndrueshëm. Duhet të ketë kujdes në shpenzimet qendrore”, tha Zhang.
Një raport i publikuare para pak javësh e ka nxjerrë Kosovën si vendin me më pak rritje ekonomike në rajon gjatë dyvjeçarit të fundit, hendek ky i kaluar nga shtetet fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. /tesheshi.com/