Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flet Talha Kurtishi, i një liste hoxhallarësh në kërkim: Kur veç pushtetit, të shënjestron dhe media!

by te Sheshi
08/08/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Flet Talha Kurtishi, i një liste hoxhallarësh në kërkim: Kur veç pushtetit, të shënjestron dhe media!

Një gazetë shqip e Maqedonisë ka publikuar listën e hoxhallarëve të vënë në shënjestër nga organet vendase e sigurisë, ku figuron dhe emri i Talha Kurtishit, një hoxhë i njohur ndër këto anë, i cili është befasuar kur ka parë emrin e tij në listë, gjë të cilën e quan spekulim mediatik. Madje për mungesën e fotos ka dhe një shpjegim paksa ironik, sipas rastit, pasi thotë se nuk e ka mjekrën aq të gjatë, për të qenë aty dhe si portret. Dhe ai, sa shqetësohet për valën e arrestimeve ndaj disa figurave fetare ditët e fundit në Maqedoni, po ashtu e shqetëson dhe mënyra e raportimit medial, sipas së cilit ka shumë teprime për efekt sensacioni….  

Bisedoi: Artlind Reçi          

Fillimisht, a besoni se kjo valë arrestimesh, edhe pse mund të jetë gabim si “arsye shtetërore” (nesër hoxhallarët mund të dalin të pafajshëm), ka diçka parimore në këtë “arsye” (mund të jenë dhe të fajshëm)?

Arrestimet e këtilla, sido që t`i analizojmë dhe në çfarëdo konotacion që t`i vendosim, sipas meje janë kontraproduktive dhe pjesë e një PR-i të gabuar që synon ta ndërtojë pushteti. Zgjidhja e problemeve të ndryshme duhet të jetë rrënjësore dhe të mos i ngjajë ilaçeve kundër dhimbjes që fshehin dhimbjen, por nuk shërojnë sëmundjen. Fjalori i institucioneve të shtetit nuk duhet të jetë i llojit “arrestim”, “gjykim” dhe “dënim” në të njëjtën kohë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një shtet në shërbim ndaj qytetarëve, e që nuk duhet që vetes t’ja lejojnë këtë luks; pra që të luajnë me fatin e njerëzve duke e shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë.

Pyetjen e parë jua bëra duke u parë juve jashtë grupit të të arrestuarve, por ja që në listën e ashtëquajtur “të zezë”, publikur në një gazetë jeni dhe juve. Mos kemi të bëjmë me ndonjë spekullim?

11847436_944666322241915_357309831_o

Përpilimi i listave të këtilla në kthen mbrapa në kohë kur njerëzit klasifikoheshin dhe vendoseshin në lista të ndryshme për shkak të mendimeve dhe bindjeve të tyre. Sigurisht që kemi të bëjmë me spekullim i cili sipas meje synon vendosjen e gjithë hoxhallarëve në një pozitë të palakmueshme duke i akuzuar për mendime dhe predikime radikale. Unë si hoxhë jam i bindur në rëndësinë e mediumeve, por jo edhe atëherë kur merren me spekullime duke u shërbyer agjendave të ndryshme me ose pa vetëdije.

Ajo çka ju si figura fetare kontestoni në raste të tilla, veç arsyes së mosarsyes shtetërore për t`i trajtuar hoxhallarët si “dele të zeza”, është dhe trajtimi mediatik në informacionet e dhëna për raste si ky i fundit. Çfarë nuk shkon në këtë rast?

Nuk shkon shumëçka. Publikohen emra, lista, spekullohet, shtembërohen faktet, vendosen tituj bombastik, luhet me fatet e njerëzve, stigmatizohen etj. E keqja është se synohet të rrënohet personaliteti i ‘hoxhës’, në veçanti atij që angazhohet për përmirësime në rrafshin individual dhe shoqëror.

Një gjë të bën përshtypje: në gazetën ku është përmendur emri juaj, mungon fotoja. Rastësi, apo diçka tjetër?

Si duket pamja ime nuk ka qenë aq “radikale” për t`i përmbushur kushtet e “futjes në listën e zezë”, ngaqë nuk e kam mjekrën shumë të gjatë e të bëshme(!). Të gjykohen njerëzit vetëm nga pamja kjo është tmerr i vërtetë.

Mund të ndodh që thirrësit fetar ta shkelin ndonjëherë, ndonëse jo aq sa për t`u prangosur, ose për t`u demonizuar?

Njeriu është gabimtar dhe mundet të gabojë. Nga kjo nuk janë të mbrojtur as hoxhallarët, derisa janë njerëz si të gjithë. Ajo që kërkohet është që ndaj të gjithëve të zbatohen parimet e drejtësisë e cila është bosht i botëkuptimit islam. Drejtësi për të gjithë në çdo kohë dhe në çdo vend.

Dhe në fund, cili është gjykimi përfundimtar i juaji mbi gjithë sapo ndodh?   

Qasja ndaj zgjidhjes së problemeve është e gabuar; nuk synohet të zbulohen shkaqet dhe pastaj të shërohen problemet. Këtij trendi i bashkohet edhe nevoja e disa qendrave të ndikimit që të paraqiten si “më katolik se Papa” dhe t`i shfrytëzojnë problemet reale për agjenda ditore. Kështu realiteti nuk ndryshon dhe problemet vazhdojnë, me tendencë të thellimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
A është kjo 12-vjeçarja më ë zgjuar në botë?

A është kjo 12-vjeçarja më ë zgjuar në botë?

Braçe: Jo rritjes së tatimit, ndalni vjedhjet në dogana dhe naftë

Braçe: Jo rritjes së tatimit, ndalni vjedhjet në dogana dhe naftë

Cipras ngre duart: Greqia nuk mund ta përballojë më vërshimin e emigrantëve

Cipras ngre duart: Greqia nuk mund ta përballojë më vërshimin e emigrantëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni