Ministrja e Shendëtësisë Ogerta Manastirlliu shkarkoi detyra drejtorin e Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është njëherësh burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda. E kjo për shkak të një fjalori të ulët të tij në rrjete, tipik rrugaçëror, si reagim ndaj komenteve politike.
“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë.
Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan Manastirlliu. /tesheshi.com/