Aktori i famshëm Rami Malek, i njohur për rolin e tij me të cilin e fitoi çmimin Oscar në Rhapsody Bohem, ka zbuluar detaje se për rolin e tij të ardhshëm si “bandit” në Bond 25. Ai tha se nuk pranoi të luante rolin e një terroristi arabfolës, e as të ndonjë keqbërësi që përdor fenë për të justifikuar krimet e tij.
Malek shpjegoi se bagazhi i tij etinik – arabo-egjiptian, e ndihmoi të kuptonte rëndësinë e të qenit i vetëdijshëm për stereotipet e Hollivudit që i bëjnë dëm popujve të tërë.
“Unë jam egjiptian. Ata janë populli im. Ndihem jashtëzakonisht i lidhur me kulturën dhe njerëzit atje… E vetmja gjë me të cilën e kam kundërshtuar regjisorin Cary Fukunaga ishte se unë nuk pranoja të më identifikojnë me ndonjë akt terrorizmi që pasqyron një ideologji ose një fe”, tha Malek.
Hollivudi vazhdimisht është kritikuar për rolin e tij në promovimin e islamofobisë brenda kulturës televizive, ku rregullisht i portretizon arabët si terroristë apo popuj të prapambetur. Siç shihet në këtë rast, shtrohet pyetja se nëse Malek nuk do të ishte arab, a do t’i ofrohej atij “roli i shejtanit”?
Edhe pse Malek nuk është musliman por kopt i krishterë, si një arab që që jeton në Perëndim ka marrë një hap të rëndësishëm për të ndaluar portretizimin negativ në baza etnike apo fetare. /tesheshi.com/