Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fitorja e PS në Tiranë më 25 qershor, ja mesazhi i Erjon Veliajt për qytetarët

by te Sheshi
09/08/2017
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse Erjon Veliaj është i kënaqur nga emërimet e reja në qeveri…

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka zgjedhur sërisht dërgimin e letrave të personalizuara për familjet në Bashkinë e Tiranës, duke i falenderuar për mbështetjen dhe votën që i dhanë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit, duke marrë plot 18 mandate në këtë qark.

Në letër, Kryetari i Bashkisë bën të ditur dhe nisjen e punës për hartimin e planeve për poliqendrat e qytetit, ndërsa rendit dhe një sërë projektesh që shumë shpejt do të marrin jetë, ku sigurisht një vëmendje i është kushtuar ndërtimit të shkollave të reja dhe të këndeve çlodhëse në çdo lagje.

“Shumë shpejt do të fillojë puna për terminalin perëndimor që do të lehtësojë trafikun në atë zonë. Do të nisim po ashtu, zbatimin e projekteve për rigjallërimin e Piramidës,  Parkut të Madh të Liqenit e Kopshtit Zoologjik, duke ia rikthyer këto hapësira qytetarëve. Këtë vit të ri shkollor e fillojmë me hapjen e tre shkollave të reja (“Betim Muço”, “Hoxha Tahsin” dhe “Ardian Klosi”) për të vijuar rindërtimin e shkollës “Kosova”, si dhe 17 shkolla të tjera të reja. Paralelisht kemi vazhduar me ritme shumë të larta ndërtimin e këndeve çlodhëse në çdo lagje kur sot numërojmë më shumë se 20 syresh”, shkruan Veliaj.

Letra e plotë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Miqtë e mi,

Dua të shfrytëzoj këtë moment qetësie kur fjalimet kanë mbaruar, votimet janë mbyllur dhe vendimet janë vulosur, për t’ju falenderuar nga zemra. Në 25 qershor, më të shumtë se kurrë, ju na dhatë besimin tuaj për të vazhduar punën për transformimin e Tiranës.

Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përunjur. Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 25 qershorit ishte një referendum për punën e bërë në Tiranë në dy vitet që shkuan, por edhe një verdikt për atë që duam të bëjmë në dy vitet që do të vinë.

Tirana ka ndryshuar shumë, por ka ende shumë e shumë për të bërë. Ne kemi vijuar punën çdo ditë, edhe gjatë fushatës, edhe gjatë vapës e ditëve të pushimit, dhe do të vazhdojmë me ritme akoma më të larta në muajt e vitet që do të vinë. Sepse falë votës tuaj do të kemi mbështetjen e pandërprerë të Qeverisë dhe Edi Ramës.

Kemi filluar hartimin e planeve për poliqendrat e qytetit. Shumë shpejt do të fillojë puna për terminalin perëndimor që do të lehtësojë trafikun në atë zonë. Do të nisim po ashtu, zbatimin e projekteve për rigjallërimin e Piramidës,  Parkut të Madh të Liqenit e Kopshtit Zoologjik, duke ia rikthyer këto hapësira qytetarëve.

Këtë vit të ri shkollor e fillojmë me hapjen e tre shkollave të reja (“Betim Muço”, “Hoxha Tahsin” dhe “Ardian Klosi”) për të vijuar rindërtimin e shkollës “Kosova”, si dhe 17 shkolla të tjera të reja. Paralelisht kemi vazhduar me ritme shumë të larta ndërtimin e këndeve çlodhëse në çdo lagje kur sot numërojmë më shumë se 20 syresh.

Të gjitha këto punë janë produkt i drejtpërdrejtë i votës tuaj, që me vendosmëri ka hapur rrugën për qytetin që nuk do të ndalet.  Ndaj, të dashur miq,  më lejoni t’ju falenderoj edhe një herë për përkrahjen tuaj të pakursyer dhe për rikonfirmimin e përgjegjësisë  e privilegjit për t’ju shërbyer. Më e mira na pret përpara! Forca!”

Juaji me shumë mirënjohje,

Erion Veliaj

/tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Pas lajmit për ndarje me AKR-në e Alternativën, reagon LDK: koalicioni ynë, i paluhatshëm

Pas lajmit për ndarje me AKR-në e Alternativën, reagon LDK: koalicioni ynë, i paluhatshëm

Ky është kryebashkiaku që kaloi tre ditë në rrugë, për të parë se si jetojnë të pastrehët

Ky është kryebashkiaku që kaloi tre ditë në rrugë, për të parë se si jetojnë të pastrehët

5 arsye pse është mirë të hani tranguj turshi

5 arsye pse është mirë të hani tranguj turshi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni