Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fitorja e Perëndimit në Maqedoni: 5 muajt e “ferrit” ku Moska tentoi të rrëzojë fuqinë e re të shqiptarëve

by te Sheshi
17/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Fitorja e Perëndimit në Maqedoni: 5 muajt e “ferrit” ku Moska tentoi të rrëzojë fuqinë e re të shqiptarëve

Zoran Zaev mori sot më 17 maj mandatin e kryeministrit fiks 5 muaj pasi Nikolla Gruevski arriti të dalë parti e parë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, por totalisht pa numrat për formimin e qeverisë së re.

VRMO-ja e Gruevskit mori 51 vende në Parlament nga 62 që është mazhoranca e domosdoshme për të formuar qeverinë e re.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Nikolla Gruevski e shpalli veten fitues, kurse Zoran Zaev thirri për rënien e regjimit të vjetër.

Kyçi i zgjedhjeve maqedonase për herë të parë ishin partitë shqiptare.

Nëse të kaluarën këto të fundit në Maqedoni janë thirrur në qeveri për një dekor “multietnik”, kësaj here ishin të domosdoshme dhe imponuese me numrat e tyre.

Edhe pse pati një rrjedhje të numrave të deputetëve shqiptarë, çelësi i krizës u zgjodh nga rritja e Zoran Zaevit dhe e LSDM-së së tij, që, prej 3 mandatesh arrinte të merrte 49 mandate, pra vetëm dy më pak se rivali i tij politik, duke marrë plot 50 mijë votash shqiptare në zonën numër 1, pra në Maqedoninë Perëndimore ku jetojnë me shumicë shqiptarët etnikë.

Lugina e Pollogut u kthye në zemrën e zgjidhjes së krizës së Maqedonisë, duke e bërë faktorin shqiptar të domosdoshëm dhe bllokues.

BDI-ja e Ali Ahmetit u mblodh në një takim të gjatë të kryesisë në një lagje-fshat në periferik të Tetovës dhe ra dakord fillimisht që të zhvillohen negociata me Nikolla Gruevskin.

Në anën shqiptare nisën helmet dhe akuzat e frikshme që mund të përsëritet qeverisja e vjetër. Por duket që gjithçka ishte përgatitur nga SHBA-BE. Partitë shqiptare nuk takoheshin dot me njëra tjetrën.

Edi Rama fton në Tiranë njëherë një nga një e më pas të gjithë partitë dhe u bën thrrje që shqiptarët “të kenë një zë”. Kryeministri publikon një foto në rrjetet sociale me termin “Vllazërisht”. Partitë shqiptare miratojnë Platformën e famshme ku kërkojnë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në çdo aneks të sajën.

Pas kësaj nisin tensionet e larta. Ali Ahmeti nuk pranoj t’i japë votat Nikolla Gruevskit, i cili si parti e parë u caktua mandatar i formimit të qeverisë. Këtu ndodhi edhe ngërçi. Radha si parti e dytë i takonte Zoran Zaevit.

Këtu nis dhe përplasja e madhe. Gjeorgje Ivanov nuk pranon të japë mandatin partisë së dytë por i kërkon Zoran Zaevit që t’i çojë në presidencë firmat e 62 deputetëve që të vërtetojë se ka mazhorancën në Kuvend.

Lideri i LSDM-së mbledh firmat dhe shkon në Presidencë, por Ivanon nuk pranon, duke e akuzuar se pjesë e mandatit qeverisës është bërë edhe Shqipëria, që ka imponuar sipas tij platformën shqiptare.

Pas Ivanovit, ndërhyn me egërsi Moska zyrtare, e cila nëpërmjet një deklarate të Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov, akuzon Shqipërinë, SHBA e BE se kërkojnë që të implementojnë në Maqedoni planin e Shqipërisë së Madhe.

Pas Moskës, edhe Hungaria e Victor Orbanit, një anëtar i BE-së, sulmon Tiranën dhe kërkon që të mos ndërhyhet nga jashtë.

Në Shkup shpërthejnë protestat e mbështetësve të Gruevskit. Ambasadori amerikan në Maqedoni, Baily, i kërkon publikisht Ivanovit që të japë mandatin partisë që ka formuar mazhorancën parlamentare.

Në sheshin e Shkupit nisin kërcënimet dhe parullat antiamerikane duke i fshehur me trumpizëm dhe urrejtje ndaj Sorosit. Ambasadori amerikan kërkohet të shpallet non grata; Bashkimi Europian dërgon tre delegacione të nivelit të lartë në Shkup: Federica Mogherinin, Johanes Hahn dhe Presidentin e BE-së, Donald Tusk për të bindur Ivanovin por ky i fundit nuk pranon.

Atëherë Mogherini dërgon Carl Bildin, diplomatin suedes që punon si zëvendës i shefes së diplomacisë së BE-së, i cili injoron Ivanovin dhe i kërkon Zaev dhe partive shqiptare që të ecin përpara, të konstituojnë parlamentin dhe të formojnë qeverinë në legjislativ; paralajmëron gjithashtu sanksione dhe hapjen e një zyre krize të BE-së në Shkup.

Ivanov sulmon BE-në dhe bën sërish rezistencë. Reagon sërish Moska duke paralajmëruar skenare trazirash në rajon. Disa mbështetës të Nikolla gruevskit, kryesisht pjesëtarë të Teatrit të Shkupit përdorin rrjetet sociale për të kërcënuar me vrasje Zoran Zaevin dhe shqiptarët.

E tmerrshme kur artistët përdorin fjalor vrasjeje vetëm e vetëm që të marrin një rrogë si aktorë pjesësh të rëndomta që nuk i sheh kush, kryesishtë kaçakë ilindeni me pushkë e fustanellë, gjasme që paraqesin Rilindjen e maqedonasve të vjetër.

Parlamenti i maqedonisë mblidhet, por deputetët e Gruevskit me diskutime të gjata dhe boshe nuk lejojnë që të ecet me rendin e ditës, pra zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, për të cilin ishte rënë dakord që do të ishte shqiptar dhe përkatësisht Talat Xhaferri nga BDI-ja.

Për javë e javë në Parlamentin e Maqedonisë do të flitet papushim duke përdorur metoda të holla presioni.

Por Zaev vendos të ndalojë këtë situatë dhe më datë 27 prill arrin shumica parlamentare të zgjedhë Talat Xhaferin si kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Pra mazhoranca e re nis të krijojë institucionet demokratike të vendit.

Turma e Gruevskit që ishte në shesh që prej javësh futet në Parlament dhe masakron kandidatin për kryeministër dhe në mënyrë më të rëndë Ziadin Selën, deputetin shqiptar të Aleancës, ish-kryetari i komunës së Strugës.

Përveç këtyre të dyve u rrahën edhe deputetë të tjerë me synimin që t’i likuidonin fizikisht. Deputetët e Nikolla Gruevskit kishin hapur dyert e Parlamentit për vandalët që sulmuan egërsisht live në tv njerëzit që kishin piketuar. Policia bën sehir.

Menjëherë SHBA dhe BE dënuan dhunën dhe bënë të ditura se nuk do të njohin asnjë institucion që vjen nga dhuna.

Fati e solli që ministër i Brendshëm të jetë i komanduar shqiptari Agim Nuhiu, që gjeti disa trupa speciale shqiptare dhe i dërgoi urgjent në Parlamentin e pushtuar nga kaosi.

Pas 60 minutash tmnerr ata arritën të ndërhyjnë për të evakuauar kryetarin e ri të Parlamentit Xhaferri dhe Zoran Zaevin, por ky i fundit u largua me të tjerët. Ziadin Sela shkon gati në vdekje klinike në spital. Njerëzit pranë tij nuk e dërgojnë në Shkup por në Tetovë, ku dihet se mjekët të paktën janë shqiptarë, edhe pse ishte më larg.

Të nesërmen Shkupi zgjohet i terrorizuar. Shoqëria maqedonase nis të distancohet nga vandalizmi dhe pas dy ditësh në Maqedoni mbërrin Hoyt Brian Yee, drejtori i Euroazisë në Departamentin e Shtetit të SHBA.

Ai merr me vete një dosje e cila i dorëzohet Ivanovit. Ky çuditërisht dorëzohet dhe pranon t’i japë mandatin Zoran Zaevit.

Kronika e ditëve të mëpasme është thjeshtë kronologji politike.

Tashmë është e qartë që Shkupi nuk ra nën influencën ruse, vend i cili kërkonte që në Maqedoni të kalojnë dy gazësjellësa strategjikë të tij. Njëri në fakt është ndërtuar që nga koha e Gligorovit dhe e furnizon jo vetëm Maqedoninë me gaz.

SHBA dhe BE vunë veton dhe vendosën një qeveri aleate ku shqiptarët janë thelbi i saj.

Dhe qëndresa e shqiptarëve apo ndryshimin erdhi realisht nga BESA, partia e re që mori 5 deputetë dhe ishte e vetmja që u deklarua që në fillim se nuk do të kishte qeveri me Nikolla Gruevskin. /tesheshi.com/

Related Posts

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Reuters: Shqipëria e vogël pret samitin e madh
Politikë

Reuters: Shqipëria e vogël pret samitin e madh

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
E propozoi pafund, gruaja “dorëzohet” dhe pranon të martohet në propozimin e 100-të

E propozoi pafund, gruaja “dorëzohet” dhe pranon të martohet në propozimin e 100-të

Lokalet e qershorit/, ‘Durrësi’ po përçan opozitën: Agron Duka i republikanëve nis të nervozohet me PD-në

Dy aleatët e Bashës kërkojnë të faktorizohen; thërrasin tryezën e partive

Misioni “sekret” i Ditmir Bushatit në Shtëpinë e Bardhë

Ndikimi rus? Bushati: BE të frenojë destabilitetin në Ballkan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni