Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Fitim ZEKTHI: Reforma në drejtësi si rrugë për më shumë pushtet

Nga te Sheshi
30/07/2015
në Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Fitim ZEKTHI: Reforma në drejtësi si rrugë për më shumë pushtet
11
SHPËRNDARJE

Përshkrimet e Marksit mbi jetën e vështirë të punëtorëve në Angli në shekullin e 19-të janë shumë pranë të vërtetës. Pranë të vërtetës kanë qenë edhe përshkrimet e themeluesit të inkuizicionit, Tomás de Torquemada, mbi gjendjen e Krishterimit, i cili ngriti një mekanizëm ulërimat e dhimbjes të së cilit jehojnë edhe sot. Kështu ka ndodhur edhe me ata që ideuan dhe realizuan revolucionin jakobin në Francë, apo me Leninin para se të përmbysej cari. Disa të vërteta janë thënë edhe nga Mao Ce Duni, Fidel Kastro, Çe Guevara, Koçi Xoxe, etj. Fakti që thuhet e vërteta nuk tregon domosdo se nuk kemi të bëjmë me mashtrim. Një gënjeshtar që përmend të vërteta me qëllimin për të mashtruar është provuar gjatë gjithë historisë se është një fuqi shkatërruese.

Shqipëria vuan nga shumëçka; ndër to shkëlqen me mizerjen e saj drejtësia. Shumica në qeveri ka nisur që prej dy vitesh një betejë ekranesh, fjalësh e metaforash, për reformën në drejtësinë. Peshën më të madhe e ka mbajtur ministri i Drejtësisë, por kryeministri në mjaft raste nuk ka mënuar të përdorë fjalor dhe metafora më banale dhe më të forta. Në këtë zabullimë, gjykatat dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përpjekje për të treguar se janë brenda detyrës së tyre, kanë folur për sulme politike, por nuk kanë dëshmuar në asnjë rast se janë në anën e së drejtës. Gjithkush e ka të qartë se gjyqtarët, prokurorët, pushteti gjyqësor dhe, në tërësi, sistemi i drejtësisë janë në një gjendje aq të errët, sa do të duhej heroizëm i rrallë për të gjetur momente apo raste kur e drejta dhe ligji janë e drejta dhe ligji. Eshtë pikërisht kjo gjendje e shëmtuar që e ka bërë dëshpërimisht të nevojshme reformën në këtë degë kaq jetike të pushtetit. Pikërisht këtë të vërtetë po përdor shumica në qeveri për të mashtruar.

Drejtësia është një ideal të cilit shoqëria njerëzore i qaset duke ndërtuar një shtet të sundimit të ligjit. Që herët, në Greqinë e vjetër, sundimi i ligjit nënkuptonte më së pari mosvënien e askujt mbi të. Aristoteli, duke kundërshtuar Platonin mbi filozofin mbret që duhet të ishte mbi ligjin, qe ndër zërat më me ndikim atëbotë, por edhe mbi të gjithë qytetërimin që u ngrit më pas, me idenë e tij për ligjin si autoritet suprem. Edhe në Romën e vjetër u qeveris mbi këtë parim. Madje, të qenit shërbëtor i ligjit shihej si mjeti i vetëm për të qenë i lirë. Në Kinë jetuan bashkë dy ide: konfucianizmi, që mbronte idenë e ligjit si qeveritari më i lartë, dhe legalizmi, që i jepte imunitet mbretit dhe aristokracisë, domethënë, e vinte mbi ligjin. Qytetërimi islam e njihte qartë, që në shekullin e shtatë, ligjin si autoritet suprem, dhe ndaj tij nuk kishte imunitet as kalifi. Ishte kryepeshkopi i Kanterbury-t në Angli ai që udhëhoqi betejën për mosqenien e mbretit mbi ligjin. Magna Carta, si një dokument madhështor, bëri përfundimisht realitet këtë përpjekje të kryepeshkopit. Më pas, e gjithë historia vijon në këtë drejtim, me përjashtim të totalitarizmave, si komunizmi apo nazizmi.

Shqipëria, ndonëse 24 vjet nga rënia e komunizmit, një totalitarizmi kriminal, nuk po mundet të ndërtojë një shoqëri dhe një sistem drejtësie ku askush të mos jetë mbi ligjin. Gjithë përpjekja për reformim në drejtësi ka tipar të sajin të pandashëm faktin se disa janë dhe mbeten mbi ligjin, pasi reformimi i drejtësisë nuk kërkohet nëpërmjet mjeteve të drejta dhe rrugës së duhur. Në doktrinën e së drejtës që gjendet e mishëruar në dokumentat e OKB-së dhe në kartat ndërkombëtare thuhet se sundimi i ligjit nënkupton: 1) qeveritarët dhe zyrtarët e lartë, ashtu si dhe qytetarët, japin llogari para ligjit, 2) miratimin e ligjeve të qarta, publikimin, zbatimin e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë sigurinë dhe pronën, etj., 3) procesi i miratimit të ligjeve duhet të jetë transparent, i ndershëm, demokratik, dhe ku të gjithë grupet e interesit të kenë zërin e tyre në diskutime, dhe 4) dhënien e drejtësisë në kohë, si dhe emërimin e gjyqtarëve kompetentë, të moralshëm dhe të pavarur.

Tani të ndalemi pak te mënyra si e sheh qeveria sundimin e ligjit. Pasi ka luftuar ekraneve dhe sallave para mikrofonëve, qeveria ndryshoi ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke i marrë këtij këshilli disa kompetenca dhe duke e ekspozuar atë ndaj ndërhyrjeve të parlamentit. Pas këtyre ndryshimeve, ajo ngriti një komision hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit. Presidenti, si kryetar i KLD-së, i kundërshtoi ndryshimet, dhe ligji u ankimua në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria, me shumicën e saj parlamentare, vendosi t’i shkarkojë dy anëtarët, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e ndryshimeve të ligjit, që bëjnë të mundur shkarkimin. Vetëm pak kohë më parë Gjykata Kushtetuese e quajti antikushtetues shkarkimin e anëtarëve të KLD-së.

Ndërkaq, qeveria në sy të të gjithëve emëron njerëz të cilët dyshohen se kanë probleme me drejtësinë, prish ndërtesa dhe nxjerr njerëz në rrugë, duke zbatuar në disa raste vendime gjykatash. Në të njëjtën kohë, në rastin e godinës së Partisë Socialdemokrate të z. Gjinushi, nuk e zbaton vendimin e gjykatës për t’ia kthyer pronën të zotit. Ish-drejtori i INUK-ut akuzohet nga prokuroria se i ka pezulluar në mënyrë krejt të paligjshme ndërtimet e bulevardit të ri të Tiranës, se ka bllokuar, madje ka prishur, ndërtime në thyerje të ligjit. Ai është aktualisht në një detyrë të lartë shetërore. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, një nga iniciatorët e shkarkimit të anëtarëve të KLD-së, flet për gjyqtarë banditë, për president që duhet të japë llogari, për krime monstruoze që janë kryer mandatin e kaluar (partia e z. Braho ka qenë në qeveri edhe mandatin e kaluar). Më herët, ky njeri u kap duke hyrë paligjshmërisht në serverat e tatimeve, dhe shumica nuk lejoi hetimin parlamentar të tij dhe të ngjarjes. Kjo sa i takon pikës së parë të nevojshme për sundimin e ligjit.

Eshtë e kotë të flasësh se si e kupton shumica dhe qeveria pikën e dytë, por po japim një shembull. Kur Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë aktin normativ për statusin e nëpunësit, qeveria e publikoi atë rreth 25 ditë pasi vendimi u zbardh. Ndërkohë që qeveria e publikoi aktin e saj normativ disa orë pasi ai u miratua, në 30 tetor të vitit që shkoi. Vetë deputetët shprehen se nuk i kuptojnë shumë ligje, ose se shumë ligje janë të paqarta. Ndërsa, sa i takon procesit të miratimit të ligjeve, duhet thënë se jemi një vend spektakolar. Për shembull, parlamenti miratoi një amnisti vitin që shkoi. Kur u botua ligji në fletoren zyrtare, u pa se amnistohej edhe blerja e votave, që nuk ishte miratuar nga parlamenti. Me anë të këtij ligji u mbyll hetimi për blerje votash në bashkinë e Korçës. PD-ja kundërshtoi me forcë, dhe PS-ja tha se do ta rikthente ligjin, gjë që nuk ndodhi. Pra, ka hyrë në fuqi një ligj i pamiratuar nga parlamenti!

Pika e katërt, ajo që ka të bëjë me dhënien e drejtësisë në kohë nga gjyqtarë kompetentë, të moralshëm dhe të pavarur, është fushëbeteja e qeverisë. Gjendja në këtë pikë është e lemerishme, por fakti që shumica kërkon ta reformojë drejtësinë vetëm në këtë pikë tregon se ajo nuk synon të ndryshojë mënyrën si jepet drejtësi; ajo kërkon gjyqtarë si këta, por të sajët. Në këtë mënyrë e nisi reformën në drejtësi edhe qeveria Berisha 10 vite më parë, dhe gjendja që shohim është pasojë edhe e reformës së saj. Ajo kërkoi të ndryshojë KLD-në (rasti Gjermeni), e të marrë në dorë emërimin e gjyqtarëve. Këtë rol tashmë e ka marrë shumica e re. Ajo nuk ka nevojë as për shembull. Shembulli jeton kahmot me ata vetë. Komisioni për reformën në drejtësi, që është miratuar nga të dy palët, duhet ta tejkalojë këtë kulturë të të kuptuarit të reformës. Reforma ndryshon parimin e funksionimit të një gjëje, dhe jo drejtimin e mekanizmave të subjektit të saj! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!
Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

05/02/2023
Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Lajme të tjera
VIDEO/Si t’i bëni këpucët e bardha ‘xixë’ pa shumë mundim

VIDEO/Si t’i bëni këpucët e bardha ‘xixë’ pa shumë mundim

Gjenden mbetje të avionit malajzian, misteri i zhdukjes drejt zbardhjes

Gjenden mbetje të avionit malajzian, misteri i zhdukjes drejt zbardhjes

Rriten përdoruesit e Facebook, baraz me 4 miliardë dollarë fitime për kompaninë

Rriten përdoruesit e Facebook, baraz me 4 miliardë dollarë fitime për kompaninë

TË FUNDIT

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

2 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

5 orë Më parë
Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

5 orë Më parë
Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist