Firmat e fallsifikuara të “DH Albania”-s, kompanisë e cila kishte fituar një prej loteve të Unazë së Re, e që gjithashtu kishte fituar kohë më parë dhe ndërtimin e një rrjeti transmetimi energjitik, kanë çuar në dy shkarkime të bujshme.
Afrim Qendro, drejtor i ARRSH-së, njeriu që së fundi ka qenë aktiv në media duke mbrojtur të gjitha procedurat e ndjekura nga institucioni i tij një tenderimin e Unazës, është shkarkuar duke u zëvndësuar nga Sonila Qato, ish-ministrja e Sipërmarjes.
Ndërsa një ditë më parë, ministrja e re e Transporteve, Belinda Balluku, shkarkoi drejtorin e OSSH, Klodian Gradeci, duke emëruar në vend të tij Skerdi Drenovën.
Ndërkohë, ky i fundit është i dyti ish-drejtor i madh në Top Channel, i cili emërohet në poste të larta në administratën shtetërore. Para tij, ishte ish-drejtori i përgjithshëm i TCH, Enkelejd Joti, që u emëruar drejtor në QSUT. Ndërsa Skerdi Drenova ka qenë drejtori teknik i TCH. /tesheshi.com/