Pas vizitës disa muaj më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe premtimit që mori për ndërtimin e një spitali pediatrik në Kosovë, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti në Prishtinë një një delegacion nga EBA-të të prirë nga dr.Mata Barakat, drejtoreshë e Autoritetit të Shëndetësisë në Abu-Dhabi, prej së cilës mori dhe njëherë konfirmimin për nisjen së shpejti të ndërtimit të spitalit pediatrik.
Jahjaga nga ana e saj falënderoi, siç i quajti ajo miqtë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se “ky është fillimi i jetësimit të klinikës pediatrike që do të na ndihmojë të jetësojmë ëndrrën e familjeve tona dhe gjeneratës tonë për t’u përkujdesur për fëmijët e Kosovës, për të rritur të shëndoshë një gjeneratë të re”.
Më tej, presidentja e Kosovës theksoi faktin se miqësia e dy vendeve, pra Kosovës dhe Emirateve, ka filluar në ditë shumë të vështira, duke kujtuar pra me këtë rast ndihmën e madhe të vendeve arabe gjatë periudhës tragjike të spastrimit etnik 16 vjet më parë. /tesheshi.com/