Liderët botërorë zhvillojnë sot bisedimet e fundit në takimin e G20 në Hamburg ndërsa do të përpiqen të sheshojnë diferencat me Shtetet e Bashkuara për çështje si tregtia e lirë apo ndryshimet e klimës.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel që organizon samitin në Hamburg, tha se bisedimet e deritanishme kanë qenë shumë të vështira. Negociatorët punuan gjatë natës në një përpjekje për të hartuar deklaratën përfundimtare të samitit.
Ndërkohë, Hamburgu u zgjua pas natës së dytë të protestave të dhunshme nëpër rrugë. Samiti i G20 mbledh liderët e 19 vendeve si të zhvilluara ashtu dhe në zhvillim, plus Bashkimin Europian.
Demonstruesit që protestojnë kundër praninë se Trump dhe Putin, ndryshimeve të klimës dhe pabarazisë së pasurisë globale, u vunë zjarrin mjeteve dhe barrikadave, hodhën gurë në drejtim të forcave të rendit dhe plaçkitën dyqane. /tesheshi.com/