Një makinë garash “Ferrari”, tip Spider S, prodhim i viteve ’50 të shekullit të kaluar, u shit 32 milionë euro në Paris duke thyer të gjitha rekordet e shitjes së makinave.
“Shuma e saktë që do të duhet të paguajë pronari i ri i kësaj makine është 32 075 200 euro”, tha shtëpia parisiene e ankandeve ”Artcurial”.
Rekordi i mëparshëm i përkiste makinës tip 250 GTO, e vitit 1962, që u ble 28,9 milionë euro në Pebble Beach, Kaliforni.
“Emri i blerësit nuk bëhet i ditur, por makina i nis drejt SHBA-së”, tha Matthieu Lamoure, i shtëpisë së ankandeve “Artcurial”.
“Kjo ditë do të kujtohet për një kohë të gjatë”, theksoi ai. “Ferrari” i shitur ishte ngarë nga piloti britanik, Mike Hawthorn. /tesheshi.com/