Fernando Santos, trajneri i Përfaqësueses së Portugalisë e di mjaft rrezikun që i kanoset nga Kombëtarja Shqiptare sepse tashmë njëherë skuadra e tij ka dalw kokë ulur pas përballjes me “shqiponjat”. Por, megjithatë luzitani ka theksuar se skuadra e tij ka udhëtuar për të marrë pikët e plota nga kjo përballje.
“Ne tashmë e njohim kundërshtarin dhe i dimë cilësitë e tyre, prandaj askush nuk dyshon në vështirësinë që do hasim gjatë ndeshjes. Por ne duhet të jemi më agresivë, më dinamikë nëse dëshirojmë të dalim me pikë të plota në fundin e ndeshjes. Kualiteti ynë besoj se do jetë në fund përcaktues lidhur me fatin e ndeshjes”, përfundoi Santos. /tesheshi.com/