Fermerët në Zelandën e Re tashme kanë një mjet të ri për t’i menaxhuar tufat e deleve dhe lopëve. Me zhvillimin e teknologjisë, miku më i mirë i bariut, qeni, është zëvendësuar me një dron me mikrofon dhe altoparlantë, me ndihmën e të cilit orientojnë bagëtinë. Ky dron është i pajisur me tingujt e qenit.
Gjthçka u shpjegua nga bariu Corey Lambeth.
Një video të Radio Zelandës së Re tregon se si Lambeth me anë të dronit udhëzon lopët dhe delet duke përdorur tingujt e qenit.
Uashington Post vuri në dukje se fermerët tashmë janë duke përdorur dron anembanë botës për një sërë detyrash bujqësore, duke përfshirë inspektimin e të mbjellave.
Qentë, të cilët tashmë ishin përdorur për t’i mbledhur tufat e deleve në Zelandën e Re, po mësojnë të punojnë së bashku me dron.
“Duhet patjetër të ketë vende edhe për qentë në fermë”, tha Lambeth.
Sistemi po konsiderohet shumë më ekonomik dhe i sigurt, duke i lehtësuar punën barinjve, që çdo ditë e më shumë po e braktisin këtë profesion të vështirë. /tesheshi.com/