Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United, largohet nga klubi i Old Trafford në fund të sezonit dhe nuk do të jetë më ambasadori i tij.
Një vendim i tillë është marrë në kuadër të aksionit të klubit për uljen e kostove. Me shumë pushime nga puna, Manchester United synon të kursejë rreth 45 milionë paund. Ferguson ka qenë ambasador i klubit që nga viti 2013 dhe paga e tij ishte rreth dy milionë paund në vit.
Manchester United theksoi se 82-vjeçari Sir Alex Ferguson do të vazhdojë të jetë një mysafir shumë i mirëpritur në Old Trafford dhe mediat shtojnë se kjo për këtë ndarje është rënë dakord në një atmosferë miqësore dhe është reaguar pozitivisht nga të dyja palët.
Ferguson ishte trajner i Manchester United nga viti 1986 deri në 2013. Gjatë kësaj periudhe ai arriti rezultate të mëdha si menaxher i “djajve të kuq”.
Ai fitoi 13 herë Premier League-n angleze, pesë herë FA Cup, ndërsa dy herë fitoi Ligën e Kampionëve, në 1999 dhe 2008.
Në sezonet e fundit, Manchester United ka qenë në krizë dhe është larg kryesimit të tabelës së Premier League-s. Ky sezon nuk bën përjashtim dhe skuadra është në vendin e 14-të pas shtatë javevë të luajtura. Këtë sezon klubi legjendar anglez nuk luan në Champions League, por në Europa League. /tesheshi.com/