Skuadra turke e Fenerbahçes ka siguruar për të tretin sezon me radhë vendin në finalen e Euroleague-s.
Kampionët në fuqi të këtij aktiviteti bënë mbase paraqitjen më të mirë sezonale në gjysmëfinalen ndaj lituanezëve të Zhalgirisit.
E luajtur në “Stark Arena” të Beogradit, në kuadër të “Final Four”-it, përballja mes Fenerbahçes dhe Zhalgiris Kaunasit ka përfunduar 76-67.
Ekipi turk pati një nisje të shkëlqyer, posaçërisht në mbrojtje, aq sa kundërshtari mundi të shënojë vetëm një 1 pikë në katër minutat e para, edhe atë nga gjuajtjet e lira.
Nga të katër periodat dhjetëminutëshe, Fenerbahçes humbi vetëm të tretën, 15-17, ndërkohë që kryesoi në të parën dhe të fundit, 19-13 dhe 22-17, dhe barazoi në periodën e dytë, 20-20.
Bobby Dixon, apo ndryshe, Ali Muhammed, qe vendimtar në periodën e fundit, e përpos kësaj ishte shënuesi më i mirë për Fenerbahçen, me 19 pikë.
Ekipi tjetër gjysmëfinalist do të dalë nga takimi mes CSKA-së së Moskës dhe Realit të Madridit, që po luhet në këto momente. /tesheshi.com/