Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL: Felipe Massa, i fundit i plejadës së pilotëve të talentuar brazilianë

by te Sheshi
26/11/2017
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
PROFIL: Felipe Massa, i fundit i plejadës së pilotëve të talentuar brazilianë

Nga Bujar M. Hoxha

Abu Dhabi, 26 nëntor…

Një lamtumirë në Formula 1, përfundimtare këtë herë…

Felipe Massa ka mbërritur në fund të rrugëtimit të tij në sportin e shpejtësive ekstreme, pa mundur të shpallet asnjëherë kampion, edhe pse vite më parë do t’i afrohej suksesit.

Lamtumira e tij nuk është thjesht personale, por shënon fundin e një plejade pilotësh brazilianë që i dhanë në dekada tonin Formulës 1, qoftë me titujt e fituar apo me pilotimin e tyre fantastik, shpesh mjaft të rrezikshëm, paguar dhe me çmimin e jetës.

Një traditë e gjatë është mbyllur, nisur nga kampionët Fittipaldi, Nelson Piquet, Ayrton Senna, e ndjekur nga Rubens Barrichello dhe Felipe Massa, të pafat në përpjekjen e tyre për të bërë të njëjtën gjë.

Vdekja tragjike e Ayrton Senna-s, një prej pilotëve më spektakolarë në historinë e Formulës 1, në nisje të majit të 1994-s do të përjetohej si dramë në vendin e tij, të dhënë aq shumë pas këtij sporti. Barrichello e Massa do të ishin pasues të denjë të udhës së tij, pa kapur gjithsesi majat, pasojë e mungesës së tharmit të poseduar nga Senna.

Felipe Massa do të debutonte në Formula 1 në vitin 2002, me një Sauber, në Çmimin e Madh të Australisë. Fitorja e parë do të vinte katër vite më vonë, kur tashmë gjendej i ulur te njëvendëshja kokëkuqe, te Ferrari, të cilin ai e bëri të fluturonte në Stamboll, në Çmimin e Madh të Turqisë. Po në 2006-n, ai do të triumfonte në Interlagos, siç nuk kishte bërë asnjë pilot tjetër brazilian që nga 1993-shi, kur atë garë e fitonte Ayrton Senna.

Shok skuadre me të madhin Michael Schumacher, atë do ta përndiqte për pak kohë hija e tij, siç kishte ndodhur më herët me Barrichello-n. Për të patur shpejt në krah Raikkonen-in apo Alonso-n.

Shpesh gabimtar në pilotim, gjë për të cilën do të fajësohej periodikisht, kulmi i karrierës së tij do të ishte sezoni i 2008-s, kur do ta humbiste titullin për vetëm një pikë. Për fatin e keq të pilotit brazilian të Ferrari-t, Lewis Hamilton do të parakalonte në metrat e fundit gjermanin Timo Glock, që më tepër ngjante si një hapje rruge, në të fundit garë sezonale. Massa do ta kalonte finishin i pari në Interlagos, në festë për titullin, pa e ditur se ç’po ngjiste pas tij. Vendi i pestë i dha britanikut trofeun e kampionatit!

Që aty do të niste dalëngadalë tatëpjeta. Rol kyç do të kishte aksidenti i një sezoni më pas, në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë, kur Massa do të goditej në kokë nga një pjesëz makine e shkëputur nga njëvendëshja e Barrichello-s. Braziliani do të mëkëmbej shpejt, por kurrë nuk do të ishte më i pari. Diçka do të mungonte që atëherë tek ai, edhe pse do të pilotonte për shumë vite të tjera.

Nga Ferrari do të kalonte te Williams në vitin 2014, i nisur tashmë drejt fundit të karrierës, me vetëdije të plotë se kampion nuk do të mund të bëhej. 11 fitoret dhe 41 podiumet mbetën krenaria e tij, pa mundur ta bënin ngadhënjyes.

Felipe Massa i dha fund karrierës së tij të gjatë në Formula 1, e bashkë me të i vuri kapak një tradite. Asaj të pilotëve të pasionuar brazilianë, pa të cilët ky sport vështirë të jetë më si më parë. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Murgjit budistë në Mianmar: ne po persekutohemi, jo Rohingiat! “Por a mund të besohet?”, shkruan CNN

Murgjit budistë në Mianmar: ne po persekutohemi, jo Rohingiat! “Por a mund të besohet?”, shkruan CNN

Masa mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit në Shkup: në malin Vodno, vetëm me autobus

Masa mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit në Shkup: në malin Vodno, vetëm me autobus

E dini pse ju dhëmb plaga e operacionit kur prishet koha?

E dini pse ju dhëmb plaga e operacionit kur prishet koha?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni