Pas skandaleve për doping që përfshinë Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, ku disa sportistë vetëm pak muaj më parë rezultuan pozitiv ndaj testit, një tjetër goditje vjen për shqiptarët.
Peshëngritja shqiptare është pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për gjashtë muaj. Federata Shqiptare duhet të paguajë 50 mijë euro gjobë, nëse dëshiron që të marrë pjesë sërish në këto aktivitete.
Ky dënim dhe alternativa me gjobë vjen pas dënimit të peshëngritësve shqiptarë, të cilët rezultuan pozitiv në testet doping. Katër sportistë shqiptarë kishin rezultuar pozitiv në Botërorin e Kazakistanit vitin e shkuar./tesheshi.com/