Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fatos Klosi: pranimi i muxhahedinëve, Shqipëria është në objektivin e shërbimit sekret Iranian. Ja ç´duhet të bëjë SHISH…

by te Sheshi
18/08/2017
in Intervista, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Fatos Klosi: Marrëveshja e 18 Majit i prishi punë Bashës, PS-LSI mund të bashkëpunojnë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH) Fatos Klosi flet për bilancin e këtij shërbimi nën drejtimin e Visho Ajazit gjatë pesë viteve të fundit por edhe për çështje të tjera që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.  Në një intervistë për Dita, ai flet pse e mbështet  bashkëpunimin PS-LSI edhe në të ardhmen dhe sa është i mundshëm të arrihet ky bashkëpunim. Po kështu ai komenton se pranimin nga Shqipëria të muxhahedinëve dhe nëse kjo paraqet apo jo rrezik për vendin tone.

Zoti Klosi këto ditë u mbushën pesë vjet nga zgjedhja e Visho Ajazi Likës në krye të SHISH. Si e vlerësoni punën e tij në shërbimin sekret?

Puna e Shërbimit Informativ, me ligj, mbahet sekret, prandaj është e vështirë ta vlerësosh , për aq sa i shpëton ajo, këtij sekreti. Mediat shpesh e kanë kritikuar Shërbimin, si në rastin e përgjimeve të autoriteteve, por me sa mbaj mend unë, nuk pati ndonjë reagim zyrtar të autoriteteve shtetërore. Vlerësimin e punës së Shërbimit mund ta bëjnë vetëm ata që i caktojnë detyrat dhe prioritetet, Kryeministri dhe Presidenti.

Cilat janë sfidat e shërbimit inteligjent shqiptar?

Sfidat e Shërbimit janë të gjitha ato dukuri që rrezikojnë Sigurinë Kombëtare, kryesisht krimi i organizuar dhe terrorizmi.

Si duhet të jetë profili i drejtorit të ri të SHISH?

Profili normal i një nëpunësi të përgjegjshëm, të ndershëm, me profil të lartë profesional në fushën e Sigurisë dhe sigurisht, patriot.

A ka një sukses SHISH në këto pesë vite për të cilat do të krenohej Shqipëria?

Kjo pyetje duhet bërë atje ku analizohet dhe vlerësohet  puna e Shërbimit. Ata mund të thonë nëse janë plotësuar detyrat dhe prioritetet e caktuara.

Mendoni se do të ketë bashkëpunim kryeministri-presidencë për zgjedhjen e kreut të ri të SHISH?

Një gjë duhet patur parasysh, Drejtori i SHIK (me ligj ky është emri i  Shërbimit)  dekretohet nga Presidenti, me propozim të Kryeministrit, pra nuk zgjidhet dhe nuk ka mandat. Ai mund të rrijë në detyrë, për sa kohë quhet e nevojshme nga Kryeministri.

Me që jemi në bashkëpunimin mes Ramës dhe Metës, jeni shprehur për PS-LSI duhet të vazhdojnë bashkëpunimin, pse keni këtë qëndrim dhe a është i mundur një bashkëpunim i tillë?

Unë e kam mbështetur bashkëpunimin PS-LSI, pasi janë që të dyja forca të majta, kanë programe të ngjashme, kanë të njëjtën origjinë dhe mbështetën nga shtresa të ngjashme të elektoratit. Natyrisht, në periudha dhe situata të ndryshme, bashkëpunimi mund të jetë më i nevojshëm dhe më efikas. Nuk jemi në një situatë të tillë me sa duket. Eksperienca e viteve që vinë, do tregojë se si do kish qenë më e mira.

Në media keni thënë se shërbimi iranian është duke u futur në punët e brendshme të Shqipërisë. Nga i keni këto informacione dhe për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Sot në Shqipëri është strehuar opozita kryesore iraniane. Është e natyrshme që Shqipëria do të jetë një nga objektivat kryesore të Shërbimit Informativ iranian. Natyrisht që ne, duke i pranuar, kemi marrë përsipër dhe sigurinë e tyre këtu, prandaj duhet të jemi vigjilentë për punën e Shërbimit iranian në Shqipëri.

A ka një rrezik Shqipëria nga muxhahedinët?

Muxhahedinët vetë nuk përbëjnë asnjë rrezik për Shqipërinë, por një aktivitet i mundshëm represiv i Shërbimit iranian kundër muxhahedinëve të strehuar këtu, nuk do t’i bënte mirë vendit, prandaj dhe nuk duhet lejuar.

Si bëhet survejimi i tyre dhe a kemi ne kapacitete për të ndjekur së paku 3 mijë njerëz?

Nuk kemi pse survejojmë muxhahedinët, duhet të pengojmë Shërbimin iranian, si dhe gjithë shërbimet e tjera të huaja, që të punojnë lirshëm, pa kontroll, në Shqipëri.

Cili është rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë dhe që SHISH duhet të jetë vigjilentë?

Aktiviteti që rrezikon më tepër Sigurinë Kombëtare është Krimi i Organizuar, që shfaqet në trafikimet e paligjshme, në korrupsionin e aktivitetit ekonomik normal e të ligjshëm, në korrupsionin e mjaft nëpunësve vendimmarrës në ekonomi etj. Lufta me terrorizmin në Shqipëri është pjesë e luftës në rajon dhe më tej, për të bashkëpunohet fort me partnerët tanë ndërkombëtar , prandaj është dhe më e organizuar dhe më rezultative. /tesheshi.com/

Tags: fatos klosimuxhahedineShish

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Ribashkimi i Shukri Bujës me Fatmir Limajn:  ja çfarë akuzash bënte për “Çelikun” më 2013-ën

Ribashkimi i Shukri Bujës me Fatmir Limajn:  ja çfarë akuzash bënte për “Çelikun” më 2013-ën

Sulmi në Barcelonë, ja kush është personi më i kërkuar nga policia spanjolle (foto)

Sulmi në Barcelonë, ja kush është personi më i kërkuar nga policia spanjolle (foto)

Mungesa e reshjeve dhe rritja e prodhimit të energjisë, Fierza drejt “pikës së vdekjes”

Mungesa e reshjeve dhe rritja e prodhimit të energjisë, Fierza drejt “pikës së vdekjes”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni