Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi nisjen e një aksioni të madh kundër aseteve kriminale. Xhafaj tha se operacionet e deritanishme nuk janë asgjë përpara asaj që do të nisë.
Në këtë kuadër, ministri i Brendshëm konfirmoi se po zhvillohen konsultime me ekspertë ndërkombëtarë që njohin fushën, në mënyrë që të konceptohet sa më qartë nisja e një lufte kundër pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.
I ftuar në “Tonight Ilva Tare” , Xhafaj tha se në këtë luftë nuk do të goditen ushtarët, por oficerët dhe bosat. Ndërkohë, Xhafaj ka folur edhe më Klement Balilin, i cilësuar si eskobari i Ballkanit.
Xhafaj tha se në ka një gjë për tëcilën policia nuk duhet të ndihet mirë është kjo çështje.
Kryeministri tha se do t’i shpallet luftë të fortëve me pasuri të pajustifikueshme…
Xhafaj: Ka filluar diçka me “Vjeshtë 2017”, por nuk do të jetë asgjë përpara asaj që do të fillojmë. Do të jetë një operacion shumë i madh i mirëkonceptuar në luftën kundër krimit dhe evazionit fiskal dhe besoj se do të japë rezultate konkrete. Jam duke punuar me ekipin tim në Ministri. Jam duke punuar me ekspertë ndërkombëtarë që njohin praktikat e kësaj natyre. Kemi pasur dy ditë rresht diskutime. Bashkëpunëtorët e mi kanë marrë njohuri të qarta për ta rikonceptuar një ndërmarrje të tillë me fokus luftën kundër pasurive që rrjedhin nga burime të paligjshme. Ka një pjesë të pasurisë që është e lidhur drejtpërdrejt me emrat e tyre dhe një pjesë të ushtarëve të tyre. Ne duhet të godasin të dyja.
Është më e lehtë të shkojmë tek ushtari..
Xhafaj: Jo nga ushtari, tek oficeri dhe tek eprori. Po flasim për pasuritë. Shpesh herë i kanë transferuar pasuritë tek njerëz të dytë dhe të tretë. Do ta justifikojnë edhe këta edhe këta. Po shohim me kujdes bazën ligjore dhe mënyrën se si do ta shohim këtë gjë. Nisur edhe nga rezultatet pozitive të policisë këto ditë do të kemi mundësi të organizojmë një operacion të koordinuar dhe rezultativ besoj.
Çfarë garancish jepni ju se do të luftoni edhe ata që kanë bashkëpunuar me Partinë Socialiste, pse jo me deputetë të PS?
Xhafaj: Ata që merren me veprimtari kriminale nuk janë as të majtë dhe as të djathtë, janë thjeshtë shkelës të ligjit. Për mua këtu fillon dhe mbaron historia.
Dikush që i përket PS ka imunitet…
Xhafaj: Keni ndonjë rast që unë mund të jem ndaluar nga fakti që jam ndaluar përpara politikanëve të së majtës…?
Pra jepni garanci se do të eleminohet?
Xhafaj: Jap garanci se jam shumë i qartë dhe jam i vendosur të drejtojë gjithë punën e policisë për t’u përballur me grupet kriminale. Jam i vetëdijshëm se midis tyre ka prej atyre që janë të lidhur me politikën. Për mua nuk ka kriminelë të majtë dhe të djathtë.
Presioni është më i madh kur vjen nga shtëpia jote….
Xhafaj: Isha. Le t’ia lëmë kohës.
Jemi përgatitur se do të keni shumë armiq?
Xhafaj: Të mbrosh ligjin? Nuk më shqetëson fare. Mjafton të kesh miq njerëzit dhe kauzën.
Çfarë ndodh me pasuritë e sekuestruara?
Xhafaj: Një pjesë e mirë nxirret në ankand dhe ka pasur problem në këtë proces për shkak të presionit. Mund t’i vëmë këto pasuri edhe në shërbim të strukturave të shtetit si në shëndetësi. Mund të kthehen shumë mirë në objekte sociale. Nuk kanë qenë të vogla këto pasuri. Nga janari deri në 31 gusht, nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë nxjerrë 3 vendime sekuestrimi, me llogari bankare 1 mln euro, 52 milion lekë të reja, sipërfaqe toke 28 mijë m2, apartamente, garazhe, etj. Ne jemi vend i vogël dhe duhet ta shohësh me kujdes si të reagosh. Për shembull marr mbrojtjen e dëshmitarëve. Ok në këmbim të gjithë kësaj, duhet të më jepni garancitë për mbrojtjen e dëshmitarëve. E kam vlerësuar këtë dhe e kam parë me seriozitet dhe do të kemi ndryshime edhe në këtë aspekt. Pra, se si mund të lidhim më mirë interesat tona me interesat e tyre.
Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?
Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.
Është në Shqipëri apo i arratisur?
Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.
Ka përgjegjësi policia?
Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.
Flas për dekonspirim operacionesh
Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim. /tesheshi.com/