Fatmir Limaj nuk ka dyshime që ndalimi i Ramush Haradinajn ka një prapavijë ku është pjesë edhe qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kreu i Nismës për Kosovën, ka shprehur bindjen se rasti i sotëm i Ramush Haradinajt tregoi më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, siç ka thënë, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të pasuesve të Millosheviqit.
“Në vend që të kushtëzohej Serbia për t’i ndalur këto veprime, ata siç po shihet as që e kanë ngritur këtë çështje në bisedime me palën serbe. Fatkeqësisht kjo është gjendja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojtjen e qytetarëve dhe interesat e shtetit”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.
“Sot z. Haradinaj ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet sllovene të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit. Prandaj kërkojmë nga autoritetet sllovene ta lirojnë menjëherë kryetarin e AAK-së, njëherësh deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj”, ka shtuar më tej ai.