Ndërsa bisedimet në Bruksel rinisin për të arritur një konkluzion për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në krizën greke, kanë dalë në rrjetet sociale edhe faqet e para të gazetave kryesore. I gjithë shtypi botëror duket se është fokusuar tek bisedimet e Brukselit për fatin e Greqisë.
Gazeta The Guardian e hap faqen e parë me titullin: Europa po hakmerret ndaj Cipras”. Ndërsa Financial Times shkruan: ”E ardhmja e eurozonës e pasigurtë, ndërsa Gjermania shton presionin”.
Titulli i madh i gazetës franceze, “Liberation” lexon: “Cila është loja e Gjermanisë?”
Eshtë e sigurtë se Franca dhe Gjermania po I shmangen njëra-tjetrës në betejën për zgjidhjen e krizës greke.
Wall Street Journal: ”Fati i Greqisë mbetet I paqartë”.
Gazeta konservatore franceze, “Le Figaro”: “Greqia krijon çarje mes Francës e Gjermanisë”./tesheshi/