Familjet e nëntë qytetarëve amerikanë të masakruar në një pritë nga bandat në Meksikë po kërkojnë ndihmën e SHBA-ve për të shkatërruar kartelet e drogës. Ata madje po i përshkruajnë kartelet e tyre si më të zeza se ISIS-i”.
“Kartelet në Meksikë kanë prekur një nivel tjetër barbarie, ata janë më të këqij se ISIS-i. ISIS ka ideologji, e këta po e bëjnë nga lakmia dhe dreqi,” tha Rosa LeBaron, familja e së cilës u shua nga goditjet mes grupeve kundërshtare.
Funeralet për tri nënat dhe gjashtë fëmijët e tyre po zhvillohen në Meksikë. Qeveria tha se ato u përfshinë nga plumbat që erdhën si pasojë e një mosmarrëveshje territoriale midis karteleve të Juarez dhe Sinaloa.
Viktimat i përkisnin tre familjeve me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe meksikane. /tesheshi.com/