Kryeministri i tanishëm izraelit Benjamin Netanjahu është duke humbur zgjedhjet e përgjithshme, pasi rivali i tij më i madh Benny Gantz po prinë në kutitë e votimit.
Sipas exit-polleve të cilat vëzhgojnë votuesit, Gantz ka dalë fitimtar, por ende ky nuk konsiderohet si rezultat përfundimtar.
Në një sondazh të realizuar nga i24, aleanca e Benny Gantzit mori 33 vende, duke e vendosur partinë e tij në vendin e parë, ndërsa Netanjahu u rendit i dyti me 27 vende.
Rezultatet e tjera përfshijnë faktin se dy parti të profilit të lartë mund të mbeten jashtë parlamentit, pasi me gjasë kanë dështuar të kalojnë pragun e nevojshëm minimal prej 3.25%.
Sondazhet do të vazhdojnë gjatë derisa rezultatet zyrtare të shpallen. /tesheshi.com/