Në Dublin të Irlandës u hodh shorti i eliminatoreve për “Euro 2020”, ku 55 përfaqësuese do të ndeshen në 10 grupe, për të përcaktuar ato që do luajnë në Europian.
Shqipëria do ketë një tjetër përballje me Francën, kampionen e Botës, ndërkohë që ritakohet me Turqinë pas shumë vitesh në një fazë eliminatoresh.
Ndërsa Kosova, e cila merr pjesë për herë të parë në një Europian, do të jetë me dy përballe ballkanike.
Grupi A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosova
Grupi B: Portugali, Ukrainë, Serbi, Lituani, Luksemburg
Grupi C: Holandë, Gjermani, Irlandë e Veriut, Estoni, Bjellorusi
Grupi D: Zvicër, Danimarkë, Irlandë, Gjeorgji, Gibraltar
Grupi E: Kroaci, Uells, Sllovaki, Hungari, Azejrbaxhan
Grupi F: Spanjë, Suedi, Norvegje, Rumani, Ishujt Faroe, Maltë
Grupi G: Poloni, Austri, Izrael, Slloveni, Maqedoni, Lituani
Grupi H: Francë, Islandë, Turqi, Shqipëri, Moldavi, Andorë
Grupi I: Belgjikë, Rusi, Skoci, Qipro, Kazakistan, San Marino
Grupi J: Itali, Bosnje, Finlandë, Greqi, Armeni, Lihtenshtejn
/tesheshi.com/