Kampionia e botës e njëherësh e Europës, Franca, e ka nisur me një humbje shokuese sezonin e eliminatorëve për “Europianin 2020”, ku është në të njëjtin grup me Shqipërinë. Madje ka qenë një humbje disi ngushëlluese për kuqezinjtë. “Gjelat” pësuan dy gola përballë turqve të udhëhequr nga legjendari Fatih Terim, që ishtë dhe rezultati final i kësaj përballjeje mes tyre.
Ndodh kjo ndërsa Turqia nuk është në kohën e vet më të mirë, duke mos arritur të kalojë dhe në kompeticionet e fundit europiane e botërore, përballë një France në kulmet e saj.
Tashmë Turqia kryeson grupin H, e ndjekur nga Franca e Islanda. Shqipëria ndodhet në vendin e katërt pas humbjes minimale në Rekjavik, duke u ndjekur nga Moldavia dhe Andora. /tesheshi.com/
https://youtu.be/BY-4E66YcWg