Ka nisur në të gjithë Kosovën një maksioperacion i policisë dhe EULEX-it për të arrestuar disa eksponentë të lartë të UÇK-së që akuzon për krime lufte.
Zëdhënësja e Eulex-it në Prishtinë, Dragana Nikoliç-Solomon tha se aksioni po zhvillohet në dy zona.
Një urdhër arresti është lëshuar edhe për deputetin e PDK-së, ish-ishefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili është njëri nga të kërkuarit në këtë aksion.
Parrotlla.net ka paraqitur dokumentin e aktakuzës ndaj Azem Sylës, ku deputeti në fjalë akuzohet për tri vepra penale: krim të organizuar; pastrim parash; dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autorizimit. /tesheshi.com./