A e dini se ku ndodhet shtëpia më e vetmuar në botë? Është me të vërtetë e vetmuar dhe banesa më pranë saj ndodhet me kilometra larg .
Bëhet fjalë për një Islandë ku ekziston një ishull i vogël i quajtur Elliðaey, në të cilin është e ndërtuar një shtëpi e vogël e vetmuar, e cila ka shkaktuar shumë spekulime zbavitëse.
Disa ngritën teori se ajo i përkiste këngëtares Bjork, të tjerë mendonin se ishte shtëpia e një miliarderi misterioz.
E vërteta është se ajo i takon shoqatës së gjuetarëve, që e shfrytëzojnë atë kur gjuajnë zogj deti. Për të arritur te kjo shtëpi, së pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qira./tesheshi.com/