Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LEXO!”/ Pushteti i pandalshëm i së papriturës

Nga te Sheshi
15/11/2015
në Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Pushteti i pandalshëm i së papriturës

(Shënime për romanin “E shtuna” e Ian McEwan)

Nga Agim Baçi

A jemi ne të përgatitur të veprojmë me qetësinë e duhur përballë një të papriture, që vjen e na rrëzon përditshmërinë? A mendojmë ne për të pamundurën përballë nesh? Për atë që është krejt ndryshe e që në një çast kërkon një përgjigje? Për ato rrethana që nuk kanë kaluar kurrë në mendjen tonë, por që kërkojnë zgjidhje? Ian McEwan, shkrimtari anglez, fitues i çmimit “Booker Prize” në vitin 1998, ka mundur të ndërtojë një version të së papriturës, me të gjithë këto pyetje, të cilët rrëzojnë çdo brishtësi dhe qetësi, duke e vënë njeriun përballë zgjidhjeve që i ka menduar jo të tijat, jo për “të kulturuarit” dhe jo me njerëzit e tij të dashur.e-shtuna

“E shtuna” vjen e ndërtohet nga një prozë në vëzhgim në një prozë debati e deri tek aksioni, për t’iu kthyer sërish realitetit. Por jo më me të njëjtën qetësi. Neurokirurgu Henri Perouni, duket se ka menduar një jetë në qetësi bashkë me bashkëshorten e tij, Rozalindën, dhe dy fëmijët, Deizin dhe Teon, duke besuar se asgjë nuk mund t’ia prishë përditshmërinë. Por tashmë fëmijët janë rritur dhe debatet që ndodhin në shoqëri kanë nisur t’i lënë në çdo derë pikëpyetjet. Ngjarja ndodh brenda të së shtunës, 15 shkurt 2003, kur protestat në rrugë dhe debatet pro dhe kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak, çështjet e lirisë dhe barazisë, vijnë e bëhen temë e rëndësishme. Por gjithçka është normale për atë që kërkohet të debatohet, deri në çastin kur familja Perouni tronditet nga hyrja me forcë në shtëpi e Baksterit, një i sëmurë mendor, dhe Neixhëllit, mikut të tij, më te cilët neurokirurgu ka pasur një debat me tone shumë të nxehta për shkak të përplasjes së makinave po atë mëngjes. Gjithçka më pas e menduar bie. Në skenë hyn instinkti, përshtatja, gjetja e rrugëve për t’i shpëtuar një situate që është e frikshme dhe perverse.

“Henri është tre metra larg Baksterit. Kur Rozalinda përmendi thikën, ai ngriu në vend, ndërkohë që ishte gati të hidhte një hap. Dhe tani, si një fëmijë që luan me hapat e gjyshes, përpiqet të sjellë këmbën e prapme me një nivel me të parmen, larg njëra-tjetrës. Me sy, e me një tundje të lehtë të kokës, Rozalinda e paralajmëron që të largohet. Ajo nuk e di nga ka ardhur e gjithë kjo; mendon se janë thjesht grabitës, se është më e arsyeshme që t’i lënë të marrin ç’të duan e të shpresojnë që të largohen. Nuk e ka idenë as për patologjinë e tij. Gjithë ditën, ajo përplasje në rrugën e Universitetit, nuk i është hequr nga mendja, si një notë e qëndrueshme pianoje. Por ai, pothuajse e kishte harruar bakterin, jo faktin se ai ekzistonte, sigurisht, por realitetin e tij fizik të axhituar, atë të verdhën e neveritshme të nikotinës, dorën e djathtë që i dridhet, atë shprehinë prej majmuni të lartësuar pak tani edhe nga kapuçi”. (Ian McEwan, “E shtuna”, “Skanderbeg’Books”, 2005, f. 225)

Hyrja e Baksterit në skenën e familjes së qetë dhe të rehatshme të neurokirurgut Perouni pas një përplasje të rastësishme në rrugë me makinë dhe pas një pakujdesie në sjelljen e këtij të fundit, mjafton për të ndërtuar një foto të së pamenduarës. Sa herë i afrohemi të shquajmë detaje në këtë “foto” do të gjejmë aty gjëra që kanë qenë e nuk i kemi vënë re, gjëra apo njerëz të cilave u kalojmë çdo ditë pranë, por nuk i shohim. Sepse nxitojmë në përditshmërinë tonë, në debatet tona, në monotoninë tonë.

A duhet të jenë edhe të tjerët, ata që janë disi larg përditshmërisë sonë, pjesë e mendimit tonë? A i mendojmë fjalët përpara se t’i themi, përpara se të gjykojmë dikë? McEwan ka sjellë një baba që është kujdesur për familjen e tij, që ka sukses, që ka edukuar një poete dhe një muzikant. Ai nuk e shmang debatin, por është pjesë e betejës që vjen përmes atyre që kanë dëmtuar imazhin. Nga dritarja e tij ai sheh protestën, avionët që fluturojnë, mendon për punët dhe marrëdhëniet me kolegët, Rozalindën dhe jetën e saj. Por deri në një çast, kur tek ai nuk ka trokitur e papritura, ai tjetri, që është një asgjë përballë përditshmërisë së tij. Dhe më pas ajo, e pamenduara, bëhet e pushtetshme dhe kërkon zgjidhje.

Janë vetëm 24 orë, por gjithnjë mjaftojnë për të ndodhur diçka e pamenduar. Madje edhe më pak çaste ajo vjen. Përballë këtij realiteti, ne duhet të shohim brenda vetes, të besojmë se bota nuk rrotullohet rreth nesh. Se jemi pjesë e pandashme e marrëdhënies me Tjetrin, e nëse nuk e kemi menduar atë, atëherë rrezikojmë të gjendemi përballë asaj që nuk do mundemi dot ta shmangim, ose që do të rrëzojë gjithë brishtësinë që e kemi menduar deri atë çast si botën e vetme. /tesheshi.com/  

Të ngjashmeLajme

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë
Diplomaci

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?
Gjeopolitikë

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon
Ballkani

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Lajme të tjera
Paniku kaplon sërish Parisin: alarm fals

Paniku kaplon sërish Parisin: alarm fals

Rëndësia e acidit folik përpara dhe gjatë shtatzënisë

Rëndësia e acidit folik përpara dhe gjatë shtatzënisë

SHËNIM/ Masakra e së premtes si barkë shpëtimi për qeverisjet e telendisura

SHËNIM/ Masakra e së premtes si barkë shpëtimi për qeverisjet e telendisura

TË FUNDIT

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

3 orë Më parë
Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

6 orë Më parë
Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

9 orë Më parë
BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

30/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist