Ka shumë njerëz në ditët e sotme që veç se janë të papunë e të pastrehë, nuk kanë as mundësinë të hanë një copë bukë.
I tillë është edhe një burrë në Liverpul, i cili ka një zanat. Atij i kanë ardhur në ndihmë njerëz nga e gjithë bota, duke bërë që lutja e tij dëshpëruese për punë të kthehet në një jehonë në mediat sociale.
Herët këtë mëngjes, njeriu i cili shkruajti CV-në, i cili quhet Jordan Lockett, e shpërndau në Twitter CV-në të pastrehut 20 vjeçar, të cilin e takoi rreth zonës së Heathfield Street në qendër të qytetit të Liverpulit.
Ai tha se i kishte premtuar të riut se do ta ndihmonte që sa më shumë njerëz të ishte e mundur të lidheshin me të për ti gjetur punë.
Pasi postimi në Twitter u bë masiv, disa biznesmenë në Liverpul i ofruan mbështetjen e tyre për ti dhënë djaloshit mundësinë që ai kishte nevojë. /tesheshi.com/