Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Eshtë apo s’është Kushtetuta një Bibël? Prishtina, kundër Lajçakut për Asocacionin serb

by te Sheshi
17/10/2020
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Eshtë apo s’është Kushtetuta një Bibël? Prishtina, kundër Lajçakut për Asocacionin serb

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Twitter, të shtunën, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë, por i ka cilësuar si “kërcënime dhe sulme paranojake” deklaratat për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Reagimi i ministres Haradinaj-Stublla vjen një ditë pas deklaratës së përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili gjatë vizitës në Beograd, duke folur lidhur me mundësinë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë që “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta” e Kosovës.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se deklaratat e për ndryshime të Kushtetutës së Kosovës, “kanë për qëllim që të akomodojnë të ashtuquajturën ‘Republika e Dodikut’ në Kosovë”, me qëllimin e rikthimit të idesë “për shkëmbimin e territoreve me kufij etnikë, si më pak të rrezikshme” në këtë krahasim me formimin e Asociacionit.

Ajo ka theksuar që të dy këto ide do të dështojnë. Sipas saj, Kosova është e përkushtuar për dialog konstruktiv me Serbinë, i cili do të përfshinte “kërkim-faljen dhe drejtësinë për krimet gjenocidiale të Serbisë në vitet e 90-ta dhe respektimin e mbi 33 marrëveshjeve teknike – me qëllim të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”.

Lajçak, kishte deklaruar në Beograd se ka biseduar me drejtuesit institucionalë dhe politikë të Kosovës dhe se, sipas tij, askush nga ta nuk i ka thënë se është e pamundur të ndryshohet Kushtetuta.

“Kushtetuta nuk është Bibël dhe nëse merrem vesh për çështje serioze, normale është, ajo do të duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë”, ka thënë Lajçak.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Autoritetet e Beogradit, kanë insistuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë dhe që kjo çështje të jetë temë për negocim në kuadër të dialogut aktual në Bruksel, gjë të cilën e kanë refuzuar autoritetet e Prishtinës. /REL/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër
Lindja e Mesme

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Next Post
Erdogan, tjetër sihariq energjitik: edhe 85 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi

Erdogan, tjetër sihariq energjitik: edhe 85 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi

A do t’i jepnit fëmijës tuaj këtë lloj emri, siç këta prindër në Zvicër?

A do t’i jepnit fëmijës tuaj këtë lloj emri, siç këta prindër në Zvicër?

Trump: Iki nga Amerika nëse…

Trump: Iki nga Amerika nëse...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni