Gatuajeni byrekun me spinaq duke shtuar këto erëza për një shije të mrekullueshme. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit:
2.5 kg spinaq
1 kg djathë
7 vezë
1 kg petë
3 qepë
Gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë kopër
1 lugë çaji arrëmyshk
1 lugë çaji piper i zi
½ lugë gjelle kripë
Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.
Në një tenxhere të madhe shtoni vajin dhe skuqni qepën derisa të zbutet. Hidhni koprën, arrëmyshkun, piperin e zi dhe kripën.
Gatuani spinaqin e copëtuar në një enë tjetër .
Hidhni në të djathin, masën me qepë dhe vezët dhe përziejini mirë.
Hapni gjysmën e petëve dhe lyejini me gjalpë. Shtoni mbi të përzierjen me spinaq dhe vendosni petët e mbetura. Spërkatini me pak gjalpë të shkrirë.
Prijeni byrekun në copa dhe spërkatni cepat me pak ujë.
Vendoseni në furrë të piqet për 45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë./tesheshi.com/