Sikur të mos mjaftonin vërshimet e javës kaluar, por edhe erërat e fuqishme, që kanë filluar nga dita e djeshme, të cilat po vazhdojnë ende, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e Komunës së Malishevës.
Sipas asaj që shihet në terren, erërat kanë shkaktuar dëme në kulmet e shtëpive, shkollave, lokaleve afariste, por edhe në serra.
Është dëmtuar kulmi i shkollës në Mirushë dhe aneksi i kësaj shkolle, pastaj disa lokale afariste, serra dhe të tjera. Më të dëmtuara janë objektet me kulme llamarine, por edhe kulmet e shtëpive të tjera. Ka thyerje të tjegullave si dhe shembje garazhes.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pasi erërat po vazhdojnë dhe rreziku mbetet ende. Ekipet komunale të emergjencave, janë në terren dhe po bëjnë incizimin e gjendjes momentale./tesheshi.com/