Fillimi i javës që vjen pritet të jetë një “rikthim në dimër”, duke e ndalur për paksa ardhjen e shpejtë të kësaj pranvere.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në datat 12-13 mars moti do të përkeqësohet.
“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, edhe kryebashkiaku Veliaj, mu për shkak të motit të rënduar, ka bërë një shtyerje të festimeve të Ditës së Verës.
“Te gjitha parashikimet e motit e japin Diten e Veres dt.14 shi me gjyma!
Kemi pergatitur 50 aktivitete per femije e te rritur! A mos ja vlen te tregohemi te zgjuar e t’i bejme festimet te Dielen dt. 17?”, shkruan Veliaj.