Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij kurrë nuk do të lejojë krijimin e shtetit të Sirisë veriore në kufirin e saj jugor dhe se lufta do të vazhdojë në këtë mënyrë cilado qoftë kostoja e saj.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e iftarit të organizuar nga Gjysmëhëna turke, ai tha se rezultatet në terren tregojnë se presidenti sirian, Beshar Esedi, ISIS dhe separatistë të partisë së Punëtorëve të Kurdistanit po ecin në të njëjtën linjë.
Presidenti turk sulmoi palët të cilat po përpiqen që emrin e Turqisë t’ia bashkangjisin ISIS-it, nisur nga sulmi e fundit të tyre në qytetin e Ajn Elarabe (Kubani) në veri të Sirisë.
Erdogan i cilësoi këto përpjekje si “shpifje të madhe kundër Turqisë dhe popullit të saj,” duke shtuar se “Turqia u ofron mbështetje luftëtarëve të lirë sirianë dhe se bashkëpunon me mirëbesim me njerëz që mbrojnë të drejtat e tyre në Irak.”
Presidenti turk shprehu pikëpamjen e tij se Turqia nuk mund të jetë përkrah asnjë organizate terroriste, cilado qoftë ajo, e as në krahë të regjimit Esedian të cilin e quajti si regjim që aplikon terrorizëm shtetëror.
Të gjitha palët që përpiqen të orkestrojnë një ofensive –siç e quajti ai – kundra Turqisë “kanë për qëllim kanalizimin e opinionit të brendshëm publik kundër vendit të tyre”, duke shtuar se këto palë synojnë me këtë “ndryshimin e përbërjes demografike të zonës duke e detyruar Turqinë që të qëndrojë jashtë ngjarjeve.”
Të enjten, Erdogan tha se ajo që po ndodh sot në Siri dhe Irak është një tentative për të aktivizuar krijimin e një sistemi të ri Sykes-PICOT në rajon. Ai i përshkroi akuzat e bëra kundër vendit të tij se kjo e fundit ka infiltruar luftëtarët e ISIS-it në Ajnul Arab nëpërmjet territorit turk, si “trillime të cilat nuk njohin kufij, as moral e as parime.”
Erdogan dënoi sulmin e ISIS duke e quajtur atë si “sulm të egër’’ dhe që kishte “në shënjestër civilët e pafajshëm të Kobanit” duke shtuar se “askush nuk ka të drejtë ta lidh Turqinë me organizata terroriste.”
Luftëtarët e ISIS-it hynë sërisht të enjten në Koban, pasi një makinë bombë shpërtheu dhe pasi luftëtarët e ISIS-it u përleshën me njësitë e mbrojtjes të popullit kurd, por këta të fundit kanë bërë progres në Haseke dhe kanë marrë kontrollin e dy lagje të saj. Turqia mohoi kategorikisht në atë kohë që të kishte çdo lidhje me sulmin.
Burimi: Anadolu Agency