Mes tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të shtunën i kërkoi Athinës të shikojë historinë, duke thënë se “nëse shkojnë shumë larg, çmimi do të jetë i lartë”.
“Greqi, shiko historinë, kthehu pas në kohë, nëse shkon shumë larg, çmimi do të jetë i lartë. Ne kemi një gjë për t’i thënë Greqisë: Mos harroni Izmirin,” tha ai në ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Turqi, Teknofest, në provincën Samsun në bregun e Detit të Zi.
Izmiri është një qytet në bregun perëndimor të detit Egje në Turqi, të cilën Ankaraja e çliroi nga pushtimi grek në vitin 1922, si pjesë e Luftës së Pavarësisë.
Erdogan paralajmëroi Greqinë, duke thënë se “pushtimi” i ishujve në detin Egje nga Athina “nuk është shqetësimi i tyre”.
“Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”, shtoi Erdogan. /tesheshi.com/