Presidenti turk jep një drejtim sesi duhet të jetë qeveria e ardhshme e Turqisë.
Në fjalën e mbajtur gjatë një pritje iftari Erdogan tha se Turqia ka nevojë për një koalicion që t’i ndriçojë të ardhmen dhe jo koalicion që debaton të kaluarën”.
Kjo deklaratë është një deduksion i qartë se nuk duhet të ketë aleancë me partitë e sistemit të vjetër politik por me partitë e reja, që nënkupton qartë partinë e kurdëve HDP.
Erdogan tha se populli na dha një tablo, sipas të cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme vendin, dhe i ftoi liderët politikë që të marrin përgjegjësi.
“Turqia ka nevojë për një koalicion që t’i ndriçojë të ardhmen dhe jo koalicion që debaton të kaluarën”, u shpreh Erdogan dhe shtoi: “asnjë prioritet nuk mund të jetë, dhe nuk duhet të jetë më i rëndësishëm se e ardhmja e vendit dhe e popullit”.
Në vlerësimin që u bëri rezultateve zgjedhore Erdogan tha se me mbarimin e procesit zgjedhor ka përfunduar edhe detyra e popullit, tani një detyrë e madhe u takon të gjitha partive politike.
Erdogan u ndal edhe në pretendimet që qarkullojnë në media “për kinse shpenzime luksoze në Pallatin Presidencial”. Të gjitha këto janë gënjeshtra dhe shpifje, theksoi kreu i shtetit turke, ndërsa shtoi se çështjen do ta çojë në gjykatë./tesheshi.com/