Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Erdogan: Duan një Turqi të gjynjëzuar, por ajo është ngritur në këmbë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka shprehur bindjen se pas gjithçka që ka të bëjë me disa organizata, mes të cilave dhe ISIS apo FETO, fshihet përpjekja për gjunjëzimin e Turqisë.

“Loja dhe qëllimi janë të njëjtë, vetëm skenari dhe figurat janë të tjera. Në këtë lojë organizata terroriste FETO është piun. PKK, YPG, PYD, DEASH të gjitha këto janë vetëm piunë. Të gjitha janë mjete të cilat i shfrytëzojnë fuqitë të cilat kanë ngulur sytë në atdheun tonë. Në këtë aspekt, beteja jonë nuk është vetëm me piunët, por edhe me atë që i përdorin”, tha Erdogan gjatë përkujtimit të një beteje historike, atë në Malazgirt, raporton AA.

“Ata që nuk e mësojnë historinë e tyre, ajo do t’ju përsëritet. Për fat të keq, fitorja jonë në Malazgirt për një kohë të gjatë ka qenë e harruar. Por, ndonëse e harruan ata që drejtonin shtetin, populli asnjëherë nuk e harroi”, shtoi ai, duke vijuar të përçojë mesazhe  ndërgjegjësuese mbi pozitën e Turqisë në zhvillimet globale, ku tha se nuk është e lehtë të jesh shtet i madh, i fuqishëm dhe prosperues.

“Prandaj duhet të luftojmë kundër atyre që sulmojnë vendin tonë”.

“Ta dini se Turqia është ngritur në këmbë. Çfarë do që të bëni, nuk do ta pengoni rritjen e saj të mëtejshme”, theksoi Erdogan. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts