Në Kosovë, ku dhe aty, si në Shqipëri, në administratë ka epsh për ta mjelë shtetin, ka marrë start hartimi i një politike të re ndëshkimore ndaj zyrtarëve të lartë publikë që fshehin pasurinë, prejardhjen e këtij kapitali, pastaj dhuratat, ose edhe konfliktin e interesit.
Për llogari të saj synohet të fuqizohet akoma më shumë Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), si dhe kjo instancë të pajiset edhe me kompetenca hetimi.
Këto janë theksuar në një draft të një koncept-dokumenti që rekomandon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për AKK-në dhe Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, por edhe të dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, shkruan “Koha Ditore”
Aktualisht, pjesa më e madhe e punës së AKK-së bazohet dhe funksionon përmes monitorimit dhe sistemit të raportimit që ende nuk është i zhvilluar sa duhet. /tesheshi.com/