Nga Ali Pyka
Të martën në mbrëmje pamë një njoftim
U zgjua Fufi, hajde aferim
Do dal për mediat, do të flas hapur
Për hallin e madh që më ka kapur
* * *
Por s’është humor, nuk ësht as çudi
Se ky njoftim na erdhi nga një seli
PD mbante siglën ky lajm i rrallë
Ndaj hapa sytë, vallë ç’paska ngjarë
* * *
Me sa di unë, Mhil ti je si mollë e kuqe
Je burrë i besës, je burrë pa huqe
Po pse le të tjerët të flasin për ty
Sikur s’ke gojë, veshë edhe sy
* * *
Je deputet, këtë s’ta mohojmë
Ta duash fort PD, këtë ta kërkojmë
Po fol me zërin tënd, jo me imail
Se veten tënde e bëre rezil
* * *
C’punë ka PD, apo zëdhënësi i saj
Firmosin imail-in për ty or dajë
E ty s’të shohim, ky je, ku flet
Për ty foli PD, kjo është e vërtetë
* * *
S’po i hyjmë pastaj çfarë thoshte njoftimi
Na humbi deputeti, Mhill trimi
S’dije asgjë ti për atentatet
Kush paguante e kush lante mëkatet
* * *
Deputetet shpifin gjithçka për mua
Kështu flet PD me fjalët e tua
Dhe ti kërkon hetim të pavarur
Të dalë e drejta, se une jam i pa lagur
* * *
S’di si ta quajmë këtë telenovelë
Emër të madh ka, ashtu si përherë
Po më mirë themi të jetë tele-Cufo
Se ti na dole si te jesh një Ufo
Hello! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Many thanks! You can read similar text here:
Eco bij