Kërkimi për gjetjen e dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena të zhdukur të shtunën mbrëma pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, po vazhdon edhe sot.
Me fillim nga ora 09:00, policia bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me shumë qytetarë kanë nisur kërkimet e policëve të zhdukur edhe përtej Kosovës, në Maqedoni.
Sipas policies, vetura e tyre për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin duke dalë kështu nga rruga dhe duke përfunduar në lumin Lepenc nga një lartësi mjaft e madhe.
Për rastin në fjalë kanë reaguar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit duke ofruar ndihmën e nevojshme, duke mos munguar asnjëherë edhe ndihma e qytetarëve të shumtë të cilët edhe mbrëmë në orët e vona të natës së dielës ndezën reflektorët dhe kërkuan për orë të tëra për dy pjesëtarët e policisë, por deri tani pa rezultat. /tesheshi.com/