Kryeministri indian Narendra Modi ka marrë çmimin më të lartë për të drejtat e njeriut dhënë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një veprim që ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut.
Kjo pasi Modi është në krye të një qeverie që po lufton kundër të drejtave të muslimanëve në Kashmir, një rajon i qeverisur nga New Delhi.
Modit iu dha “Urdhri Zayed”, një medalje e dhënë atij nga Princi Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Medalja iu dorëzua gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi, dhe është një shenjë se dy vebndet duan të forcojnë lidhjet mes tyre.
Princi Bin Zayed personalisht vendosi një medalje rreth qafës së Modit pas imazhit të Sheik Zayed bin Sultan Al Nahyan, sundimtari i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe, me emrin e të cilit u emërua medalja.
Të dy liderët shtrënguan duart dhe pastaj dëgjuan në heshtje “Ju e meritoni atë”, që ishte një fjali e shqiptuar nga Bin Zayed për një udhëheqës nacionalist hindu.
Paralel me këtë zhvillim, duke cituar një burim ushtarak pa emër, The Neës raportoi se India ka vendosur trupa shtesë në Jammu dhe Kashmir, ku aktualisht thuhet se ndodhen rreth gjysmë milioni forca indiane të sigurisë.
Në mënyrë krahasuese, megjithëse autoritetet indiane kanë njoftuar se më shumë se 200 shkolla janë hapur në kryeqytetin Kashmirit, Srinagar, klasat në këto shkolla janë akoma bosh.
Prindërit nuk pranojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla për sa kohë që ka një bllokadë komunikimi në qytet, domethënë për sa kohë që telefoni dhe interneti janë ndërprerë.
Autoritetet indiane vazhdojnë të shkelin të drejtat e muslimanëve në rajonin e Jammu dhe Kashmir, ku së fundi kjo po ndodh dhe me një ndërhyrje në Kushtetutë.
Në kryeqytetin Srinagar, muslimanëve u lejohet të falin vetëm Bajramet, e këto vetëm në xhami më të vogla, ndërsa çdo tubim i madh publik dhe hyrja në internet janë të ndaluara.
Në fillim të muajit, autoritetet indiane shfuqizuan nenin 370 të Kushtetutës Indiane, i cili i jepte status të veçantë rajonit Jammu dhe Kashmir. /tesheshi.com/