Përfaqësuesja kuqezi ka marrë kryesimin e grupit G pas fitores së dytë në dy takime. Gjithçka ka shkuar siç duhet ndaj Lihtenshtajnit në Vaduz, ku Shqipëria ka fituar 0-2, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë të lojës.
Fitorja e vë në krye Shqipërinë për më së paku tre ditë, gjer në takimin me Spanjën në Shkodër.
Në të njëjtin grup, Italia dhe Spanja kanë barazuar mes tyre në Torino. Golit të Vitolo-s i është përgjigjur De Rossi me një realizim nga pika e 11-metërshit tetë minuta para mbarimit të lojës.
Në takimin e tretë të grupit G, Izraeli ka fituar 1-2 ndaj Maqedonisë në Shkup.
Humbje e thellë është regjistruar për Kosovën në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kroacia ka nxjerrë në pah tërë bagazhin që zotërojnë lojtarët e saj, duke fituar 0-6.
Zhgënjim i thellë për mbështetësit e Kosovës, që shpresonin të merrej së paku një pikë.
Në ndeshjet e tjera janë regjistruar këto rezultate:
Austri – Uells 2-2
Moldavi – Serbi 0-3
Irlandë – Gjeorgji 1-0
Islandë – Finlandë 3-2
Turqi – Ukrainë 2-2
/tesheshi.com/