Policia ka arritur të zbardhë personat që janë përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ekzekutim i tipit mafioz i ndodhur pak javë më parë te zona e Porcelanit në Tiranë.
Janë shpallur në kërkim: Leonard Duka, Elis Duka, Ilir Selmani, Oltion Loga, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica, (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni, banues në Vlorë.
Dyshohet se vrasja ka qenë tipike për “larje hesapesh”. Viktima kish qenë i implikuar në aktivitete kriminale, edhe në kushtet e mbajtjes së uniformës së policisë, por më vonë që tërhequr në një tjetër model jete, duke ushtruar normat dhe etikën e besimit islam. /tesheshi.com/