Ekspertiza e dy armëve në vendgjarjen e përleshjes në Laç, mban peng kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Armando Prenga.
Kuvendi pritet të mbledhë Këshillin e Mandateve për të nisur procedurat zyrtare që të jepet leja e arrestimit të deputetit socialist Armando Prenga, i cili u prangos të shtunën pas një përleshje me armë zjarri në qytetin e Laçit.
Mbi Prengen rendojne 3 akzua, ajo e plagosjes së rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje serioze per vrasje.
Prokuroria e Përgjithshme ende nuk e ka firmosur kërkesën pasi pritet të vijë përgjigja zyrtare e ekspertizës së dy armëve të përdorura në vendgjarje: një pistolete TT dhe një kallashnikov.
/tesheshi.com/