Në kulmin e një debati mbi një financim të mundshëm rus për PD-në në një lobim në SHBA, eksperti për çështjet rajonale Arian Dyrmishi, tha se padyshim që Rusia është e interesuar për një destabilitet në Ballkan, e që mund ta realizojë këtë dhe nëpërmjet Shqipërisë.
“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Të pasurit influencë në Shqipëri i intereson Rusisë sepse në këtë mënyrë mund të ketë akses në të dhëna ose të ndikojë në vendimmarrje. Sepse NATO vendimmarrjen e ka në bazë të vendeve anëtare. Shqipëria është një vend heterogjen jashtë, që ka shqiptarë jashtë.
Shihet si një vend që mund të ndikojë për mirë ose keq në vendet e rajonit. Rusia po mundohet ta prishë këtë ekuilibër, duke qenë një faktor mbështetësi i politikës perëndimore. Shqipëria ka ndikuar në stabilitetin e Ballkanit dhe kjo nuk është në interesin rus”, tha Dyrmishaj gjatë një interviste në Top Talk në TCH.
Sipas tij, Rusia kurrë nuk do ta dëshironte një Ballkan në Perëndim.
“Interesat ruse nuk janë të shkëputura nga pozita e saj globale. Ballkani është pjesë e butë e Evropës, për aq kohë sa vendet ballkanike janë orientuar drejt Bashkimit Evropian, Rusia ka tentuar që ta bllokojë këtë gjë. Vazhdon që të ketë influencë të tillë. Nëpërmjet stanjacionit të Ballkanit po kërkon që të krijojë një situatë pasigurie”, u shpreh Dyrmishaj.
Por aferës së financimit për lobim, opozita e ka kompromentuar pozitën e saj edhe nga fakti se e gjithë politika perëndimore i ka dalë kundër në aksionin e zgjedhur me djegie mandatesh. /tesheshi.com/