Shkencëtarët kanë arritur të “zgjojnë” mikrobet më të vjetrs se 100 milion vjet, të fshehura nën oqean, në një vend që nuk është i përshtatshëm për jetën, sipas një studimi të publikuar nga revista AFP dhe Nature Communications.
Rezultatet e hulumtimit zbulojnë mundësinë e jashtëzakonshme të një prej formave të para dhe më primitive të jetës në Tokë për të mbijetuar për disa dhjetëra miliona vjet pa praktikisht asnjë oksigjen dhe ushqim. Mikrobet janë “zgjuar” në laborator.
Dhjetë vjet më parë, një ekspeditë shkencore u nis për të eksploruar thellësitë e Oqeanit Paqësor dhe mori mostra të depozitave të vjetra të fshehura rreth 100 metra nën dyshemenë e oqeanit, që është pothuajse 6.000 metra nën sipërfaqen e ujit. Disa nga këto depozita janë të vjetra më shumë se 100 milion vjet.
Një ekip shkencëtarësh, i udhëhequr nga Agjensia Japoneze për Shkencat dhe Teknologjinë Nënujore, zgjodhën pjesën subtropikale të Paqësorit të Jugut. Eështë zona më pak aktive e gjithë oqeanit sepse është jashtëzakonisht e varfër në lëndë ushqyese dhe kështu shumë pak e përshtatshme për jetën.
Shkencëtarët i vendosën mostrat në një inkubacion për të lejuar që mikrobet të “dilnin”. Për habinë e tyre të madhe, studiuesit zbuluan se ata nuk gjetën pjesë fosile të depozitave, por mikrobet që mbijetuan dhe që madje kanë aftësinë të rriten dhe shumohen.
“Ende e gjallë dhe e gatshme për të ngrënë”
“Në fillim isha skeptik, por doli që 99.1 përqind e mikrobeve në depozitat e vjetra, të cilat janë të vjetra 101.5 milion vjet, janë akoma të gjalla dhe madje edhe të gatshme për të ngrënë”, tha autori kryesor i studimit, Yuki Morono.
“Tani e dimë se nuk ka një moshë të kufizuar për organizmat në biosferë nën sipërfaqen e detit. Ai vend është i shkëlqyeshëm për të eksploruar kufizimet e jetës në Tokë,” tha shkencëtari.
Gjurmët e oksigjenit në depozitat lejuan që mikrobet të mbijetojnë, ndërsa ato nuk konsumojnë energji.
Mikrobet sipërfaqësore nuk mund të mbijetojnë në kushte të tilla, tha studimi.
Kërkimet e hershme kanë treguar që bakteret mund të mbijetojnë në pjesët më pak “mikpritëse” të Tokës pa oksigjen.
Një studim i ri vërteton rezistencën e jashtëzakonshme të këtyre organizmave. /tesheshi.com/