Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një trafikanti: Ja si i çojmë shqiptarët në Angli

by te Sheshi
14/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një trafikanti: Ja si i çojmë shqiptarët në Angli

1993, Marseilles, Marseille Provence, France, France --- French police escort an arrested illegal alien onto a ship for deportation. --- Image by © David Turnley/Corbis

“Ne të dy pijmë dhallë të ftohtë këtu në lokal, dhe në moment që telefonon vëllai yt që të thotë jam në Londër qytet, ti më jep 12 mijë eurot, dhe të uroj fat. Gjithçka është e organizuar në mënyrë të përpikte, nuk bëhet fjalë për diletante. Pas meje kam një ‘ushtri’ të vërtetë”.

Flas me M.L, një tiranas me nënshtetësi franceze që prej vitesh punon me “Agjencinë e Udhëtimit” Tiranë-Britani e Madhe.

I them që jam gazetar dhe më beson, pranon të flasë, falë dhe një njohjeje të përbashkët.

“Nuk besoj se ti bën ndonjë proçkë, më dukesh djalë i zgjuar. i kam fijet e lidhura kudo”, shton ai ndërsa rrufit shishen e dytë me dhallë të ftohtë dhe shton: “Nuk e gjen o burr këtë në Francë, ajrani turk është ndryshe, i mirë por jo me këtë shije”, shton duke ndezur cigaren që thotë se është e para e ditës nga 6 që thith të tilla.

Kanali që përdor “trafikanti ynë” për rrugëtimin e njerëzve që duan të bashkohen me familjet e tyre është krejt i ndryshëm nga ai i zakonshmi, të cilën M e quan “punë amatorësh” dhe “pabuksish” që prishin tregun.

“Unë nuk çoj njerëz që udhëtojnë si skllevër me maune që u zihet fryma. Unë bashkoj familje, vajza që shkojnë tek të fejuarit apo bashkëshortët e tyre dhe djem që arrijnë baballarët nga Londra, Leeds, Belfast apo Dublin. Mund të më quash dhe trafikant po deshe, por unë jam humanist. Pse? Po ja ta shpejgoj unë: Kryesisht njerëzit që dërgoj në destinacion janë studente apo gra me fëmijë, që trajtohen si motrat e mija me kushte perfekte deri sa arrijnë në vend dhe takojnë njeriun e afërt. Aty përfundon puna ime. Nuk i lë njerëzit e mi në rrugë”.

Po sa kushton, e pyes dhe përgjigja vjen menjëherë: “Duket shumë por është e llogaritur me detaje. Fitimi im vjen vetëm nga ulja e kostos që i bën mungesa e tatimit, pra bëhet fjalë për një “duty free service” thotë bashkëbiseduesi ynë gjithë seriozitet. Kostoja është përgjithësisht 12 mijë euro, por për shërbime të veçanta ka “anekse tarifash speciale” natyrisht duke e rritur shumën.

Po si funksionon ky udhëtim nga Tirana në Angli?!

Gjithçka duket e organizuar. Personi që dëshiron të arrijë në destinacion, merret në banesën e tij nga M, i cili zotëron një makinë të fundit që ndryshon gjithmonë me targa jo shqiptare. Automjeti shkon drejt Malit të Zi nga Muriqani, pastaj kalon në Kroaci, prej andej në Slloveni, nga ku kalon në Trieste. Një pushim i shkurtër në qytetin”gjysëm sllav” të Italisë dhe vazhdon udhëtimi diagonalisht deri në Gjirin e Gjenovës, një natë fjetje në një fshat pranë San Remos, më pas kalohet në Rivierën Franceze nga Nica deri në Sant Trope.

Një tjetër udhëtim diagonal nëpër Francë, duke shëtitur të gjithë fushat piktoreske deri në Nantë, ku bëhet pushimi i parafundit. Aty personi strehohet në një banesë konforte ku qëndron disa ditë deri sa bëhen tratativat dhe oficerët e policisë japin “dritën jeshile”.

Në Nantë vjen pastaj një furgon i një Organizate Jo Qeveritare që merr njerëzit e grumbulluar e i çon në Portin e Brest-it. Prej andej, ata i hipin anijes, përgjithësisht vapor mallrash dhe udhëtojnë në Plymouth të Anglisë.

Të gjjithë klandestinët kanë dokumente false si ekuipazh i anijes. Nga Franca në Angli, vapori që drejtohet nga superprofesionistë ka një staf fare të vogël. Klandestinët bëhen në mënyrë të improvizuar, teknikë, motoristë, kuzhinierë, elektriçistë e radistë, që zbresin me leje provizore në portin anglez.

Aty jepet një drekë për “ekuipazhin” në një restorant të njohur që administrohet nga shqiptarë. Bashkëbiseduesi, duke qeshur na thotë se aty gatuhet aq mirë sa thuajse githmonë në atë restorant buajnë oficerë të policisë kufitare britanike, që “çmenden” pas specialisteteve mesdhetare.

Më pas, një autobus gati turistik i merr të gjithë “ekuipazhin në liri-dalje” dhe i shëtit nëpër Angli. Sipas dëshirës. Kur secili takon personin e kontaktit nëpër qytetet e përcaktuara, telefonon babain, vëllain, apo kushëririn që është person kontakti me M dhe i thotë: “Jam mirë”.

Aty bëhet pagesa në dorë cash e 12 mijë eurove, të cilat shpërndahen më pas nëpër të gjithë mekanizmin e “agjencisë turistike”.

“E shikon që bëhët fjalë për udhëtimin e jetës që nuk do ta shijosh kurrë nëse paguan çdo agjenci turistike. Madje mund të bësh edhe ndonjë plazh të shkurtër në “Cote d’Azur”, por mua më pëlqen që tani në verë t’i çoj në lumenjtë e kristaltë të zonës së Nantës”, thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili i pyetur për lidhje e tij në policinë shqiptare përgjigjet; “S’ka nevojë, ne veprojmë sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të udhëtimit në Shengen, por kam miq kudo. Kam bërë shpërndarje për njerëz, pra ndere edhe pa para”…/tesheshi.com/

Tags: rrefimi i nje trafikanti

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Bimët që duhet të keni në shtëpi: mbrojnë nga duhani, produktet kimike e rrezatimet

Bimët që duhet të keni në shtëpi: mbrojnë nga duhani, produktet kimike e rrezatimet

Sindroma Rama-Meta, “eksportohet” në Kosovë: kriset aleanca Mustafa –Thaçi

Sindroma Rama-Meta, “eksportohet” në Kosovë: kriset aleanca Mustafa –Thaçi

Kryeprokurori i Kosovës: I gatshëm të marr kompetencat e EULEX, arrestimet i bëj unë

Kryeprokurori i Kosovës: I gatshëm të marr kompetencat e EULEX, arrestimet i bëj unë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni